IKSHPK

IKSHPK: Zbatimi i rekomandimeve dhe bartja e maskave mbetet obligative për çdo qytetar të Kosovës

Ka shkuar në 2 mijë e 799 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm gjatë së hënës janë evidentuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 2 mijë e 799 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Duke e parë rritjen e numrit të rasteve, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se bartja e maskave është e obligueshme. “Të nderuar qytetarë! Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE! Apelojmë tek qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …