Iku në amshim Profesor Sabahajdin Cena

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të prof. Sabahajdin Cena. Ai ndër të tjera ka thënë: Kur bien lisat e mëdhenj trandet edhe mali e fusha. Njeriun që nuk u ndal për asnjë moment duke punuar, luftuar e shkruar, e paska rrëzuar sëmundja e rëndë. Ai “i lau e i kjau” dëshmorët e Atdheut, këndoi e shkroi për bëmat e lavdinë dhe i gdhendi emrat e tyre në gurë; maleve, fushave e skaj rrugëve të atdheut. I bëri jehonë luftës së lavdishme të popullit shqiptar me emblemën e UÇK-së në krye. Prof. Dr. Sabahajdin Cena u bë një me luftën çlirimtare duke u bërë kronisti i kësaj historie të lavdishme në trojet shqiptare e më gjerë. Emri i tij do të gdhendet me shkronja ari, ndërsa kronikat e tij për UÇK-në do të vazhdojnë të bëjnë jehonë në histori. Lavdi e nderim për njeriun e pushkës e të penës, profesor Dr. Sabahajdin Cena! Ngushëllime familjes së ngushtë, farefisit, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhembje për humbjen e Prof. Dr. Sabahajdin Cena!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …