“Ilion group” sh.p.k. nga Gjermania, 150 pako ushqimore për familjet me nevojë të Komunës së Hanit të Elezit

Fushatës për ti ndihmuar familjet në nevojë iu bashkua edhe Jusuf Ismaili pronari i firmës “Ilion group” sh.p.k. nga Gjermania. Në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit u shpërndanë 150 pako ushqimore për familjet me nevojë të Komunës së Hanit të Elezit.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në emër të Shtabit Komunal për parandalim të virusit COVID-19 dhe qytetarëve të Hanit të Elezit falënderon Jusuf Ismailin për përkrahjen e dhënë në këtë situatë emergjente dhe gjithë ata që po mundësojnë e kontribojnë që edhe familjet në nevojë të tejkalojnë më lehtë këtë situatë. Kujtojmë që me vendim të Shtabit Komunal për Parandalim të COVID-19 të gjitha ndihmat po shpërndahen nëpër shtëpi, me qëllim të mos krijimit të turmave.

Bashkë do t’i dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …