Ilir Alimehmeti: Kushdo që e ka kaluar çdo virus nuk ka pasur nevojë për vaksinë, pasi vaksinimi nuk u ofron më shumë mbrojtje

Mjeku, Ilir Alimehmeti,  thotë se të vetmit që duhet të bëjnë vaksinën edhe pse kanë kaluar COVID-19 janë të moshuarit dhe të sëmurët rëndë. Sipas tij, këto kategori nuk arrijnë dot të kenë përgjigje imunitare, ndërkohë për të rinjtë thotë ai s’ka arsye.

: Çfarë dimë ne për një virusi? Kushdo që e ka kaluar çdo virus nuk ka pasur nevojë për vaksinë, apo vaksinimi nuk u ofron më shumë mbrojtje. Nëse ky është i pari në histori dakord, por nuk është i fundit.

Ku është SarsCov-2, që do të thotë se ka pasur SarsCov-1. Personat që e kanë kaluar SarsCov-1, janë ende imunë, kujtoj s’ka pasur vaksinë për atë.

Kalojmë tek SarsCov-2, ju sfidoj të gjeni një vend për statistika për riinfektimet. Ka riinfektime. Të shohim ku ka statistikë për këtë. Studimi më i madh është bërë në mars nga Izraeli, është lider i vaksinimit, ka vetëm një vaksinë. Studioi të gjithë popullatën mbi 16 vjeç. Në rezultatet e tyre, nxori se ngrihet pikëpyetja për vaksinimin e personave të riinfektuar. Tashmë ka dalë një tjetër studim. Përfundimi është, imuniteti natyror zgjat shumë më shumë se vaksinimi.

Kontrolloni gjithashtu

Haxhiu

Albulena Haxhiu akuzon opozitën për bllokim të seancës konstituive

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit …