Ilir Ejup Zharku (30.8.1999 - 9.4.1999)

Ilir Ejup Zharku (30.8.1976 – 9.4.1999)

Njëri prej luftëtarëve që me vetëmohim ia dhuroi jetën lirisë së Kosovës, është edhe ushtari i UÇK-së, Ilir Zharku, nga fshati Bob i komunës së Kaçanikut. Ai lindi më 30.8.1976. Shkollen fillore e kreu në fshatin e lindjes kurse shkollimin e mesëm drejtimin e Makinerisë e kreu në Kaçanik. Pas përfundimit të shkollës së mesme, për të ndihmuar familjen udhëtoi për në Austri, ku punoi disa vite. Në korrik të vitit 1998 i vendosi kontaktet e para me UÇK-në, në Gjermani. Nga atje me disa bashkatdhetarë udhëtoi për në Shqipëri për t’iu bashkuar njësitit të Kaçanikut, i cili gjendej në përgatitjet ushtarake në Tropojë të Shqipërisë.

Nga Tropoja udhëtoi me njësitin e Kaçanikut për në Iezercë, ku i’u bashkangjit njësitit tjetër të Kaçanikut, që ishte në frontin e luftës në këto anë. Në periudhën në vazhdim Iliri ndërtoi raporte shumë të afërta me të gjithë bashkëluftaret, të cilët jo vetëm i ushtroi si përdoret armatimi, por me të cilët edhe mori pjesë në aksione sulmi kundër forcave ushtarake e policore serbe, dhe pikat e stacionimit të tyre.

Pas inkuadrimit te tijë në radhët e UÇK-së e veqanërisht pas betejës së Jezercit dhe kthimit të njësitit të Kaçanikut në teritorin e Kaçanikut, Iliri u angazhua në shumë detyra nga Komanda e Brigadës, si në vëzhgimin e terrenit, përcjelljen e forcave të okupatorit, përcjelljen e lëvizjeve të bashkëpunëtorëve dhe punës së palodhshme në furnizim me armatim. Ilir Zharku ishte caktuar polic ushtarak në njësin e policisë ushtarake në Brigadën 162 “Agim Bjarami”.

Bashkëluftëtarët e ngushtë të Ilirit ishin: Fadil Qaka, Nehat Qaka, Muhamet Zeneli, Afrim Dema, Rrustem Dema, e shumë të tjerë.

Ishte pjesëmarrës i betejës së Iezercit në Shtator 1998, i betejës 26 shkurtit 1999 në Puset e Nikës, i betejës së 28 shkurtit 1999 në Gajre, i betejës së 8 marsit 1999 në Ivajë, si dhe betejës së 9 prillit 1999 në Rakoc të Kaçanikut.

Në Rakoc dhe në Lagje të Re, ishin të vendosura njësitë e batalionit te dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe një skuadër i policisë ushtarake ku ishte si polic ushtarak edhe Iliri. Forcat serbe pas një përgatitje të madhe më 9 prill 1999, në orët ehershme të mëngjesit,. ndërmorën një ofenzivë të madhe, kundër popullatës civile dhe njësiteve të UÇK-së. Rezistenca çlirimitare zhvillohej edhe përbrenda Kaçanikut. Njësitë e okupatorit, pasi rrethuan qytetin e Kaçanikut në orën tetë të mëngjesit, iilluan granatimet në drejtim të “Përroit të Rakocit” dhe “Lagjës së Re”, ku u bënë sulme edhe në pozoicionet e UÇK-së. Pas granatimeve të shumta filluan mjetet motorike, tarnsporterët e blinduar dhe pragat për ta përkrahur këmbësorin e forcavë serbe. Forcat të mëdha ushtarako-policore serbe kishin ardhur një ditë më parë nga Gjilani, Vitia, Ferizaji, Shtërpca dhe Hani i Elezit. Popullata e qytetit të Kaçanikut dhe e fshatrave përrethë, ishte zhvendosur qysh me parë nëpër male. lugina, e përroje për tu strehuar. Një pjesë e konsideruar e popullsisë civile ishin vendosur në “Përroin e Rakocit” kurse pjesa tjetër te “Mrizet”. Njësitë e Batalionit të Dytë ishin vendosur në mbrojtje të popullatës civile. Në ndihmë këtyre njësive u kishte shkuar edhe një skuadër nga Policia ushtarake ku bënte pjesë edhe Ilir Zharku si dhe një tog i Kompanisë së Batalionit te Parë.

Qëllimi i armikut ishte që të shfaroste popullatën civile dhe të asgjësonte forcat e UÇK-së, për të bllokuar vijën e frunzimit të UÇK-së përmes Grykës së Kaçanikut. Ashpërsia e këtyre luftimeve për mbrojtjen e popullit obligoi edhe vete Komandantin e Brigadës, Qamil llazin që të qëndrojë në mesin e Batalionit të Dytë, të popullatës dhe ushtarëve për t’i kordinuar punët më mirë dhe për t’ iu kundërvënë më ashpër dhe vendosmërisht forcave armike.
Në këtë luftë të ashpër u martirizuan 32 civilë, kurse në mbrojtje të tyre heroikisht ranë 28 ushtarë të lirisë, në mesin e tyre edhe “llir Zharku. Për fatëkeqsitë njerzore, që tragjedia të ishte moralisht e praktikisht edhe më monstruoze, në shërbim të okupatorit ishin vënë edhe disa tradhëtarë rë popullit sikur ishte Shaip Reka me disa të tjerë, ndërkohë që disa ditë më parë ishte vrarë tradhëtari i popullit, Mahmut Dardhishta me disa bashkëpuntorë të vet, të cilët ishin vënë në shërbim të forcave okupatore. Në këto luftime, në krye të detyrës ranë 28 ushtarë të lirisë dhe 32 civilë. Kjo dëshmon për vendosmërinë e ushtarëve të UÇK-së dhe gatishmërinë e tyre të flijohen në mbrojtje të vendit dhe të popullit. Ushtarët e rënë në këtë luftë, janë: Ilir Zharku, Zahir Troni, Fadil Qaka, Nehat Qaka, Ejup Dushkaja, Faruk Dogani, Kjani Bela, Nethush Elezi, Nethush Fera, Shefket Fera, jehona Raka, Lumnije Raka, Emsale Frangu, Mukadeze Lika-Muhaxheri, Nevzat Qallaku, Minir Thaqi, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Habit Dullovi, Abdurrahim Shehu, Remzi Zharku, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Raif Krivanjeva, Sulejman Kuka e Burim Rexha. Ndërsa nga popullata civile u vranë këta civilë: Nebih Topojani, Zahir Qaka, llfete Qaka, ]onuz Bajra, Murat Raka, Menduh Nallbani, Tefik Nallbani, Maksut Nallbani, Xheli Rexha, Hamide Rexha, Mine Gashi, Nezrike Dogani, Hamit Shehu, Haki livoreka, Gyli Raka, Ekrem Raka, Xhemajl Haziri, Bajrush Axhami, Izjadin Frangu, Iljaz Rakoci, Osman Livoreka, Arif Raka, Nebih Livoreka, Abdullah Burrniku, Adnan Gula, Riza Koraqi, Bedri Zharku, Aziz Axhami, Rufki Mulaku, Ramadan Spahiu, Afet Bushi dhe Maliq Zharku. Kurse të plagosur ishin tre ushtarë të UÇK-së: Besnik Bajra, Nethedin Bruti dhe Rrustem Dema, polic ushtarak dhe pjesëtarët e popullatës civile: Xhemajl Sopa dhe Hazbij e Nika – Koxha. Për shkak të epërsisë ushtarake dhe armatimit të forcave armike të gjitha kufomat ranë në duartë e forcave okupatore, ku bashkëpunëtori i forcave serbe, Shaip Reka i barti kufomat së bashku me serbë e romë dhe i varrosën në dy varreza masive: në varrezat e qytetit të Kaçanikut dhe në varrezat e Kaçanikut të vjetër. Në këtë ditë shumë civilë u masakruan nga forcat serbe. Qe kjo një betejë përmasash e akte shumë tragjike, që gjithësesi, lirisë i dha me shumë kuptim e vlerë historike.

Ilir Zharku mori pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara në rrethinën e Kaçanikut deri në momentin e rënies heroike. Ai gjatë luftës tregoi një guxim të madh, dhe ishte shembull për bashkëluftëtarët e vet, me faktin se kishte lënë perëndimin për t’i dal Zot atdheut. Pas luftës, me nderime ushtarake bëhet rivarrimi i dëshmorit Ilir Zharkut dhe dëshmorëve të tjerë në “Varrezat e Dëshmorëve” në Kaçanik.

Varrimi u bë sipas planit të Komandës së Brigdës 162 “Agim Bajrami” me nderime ushtarake. Iliri pas vete ka lënë babë Ejupin, nënën Sevdije, vëllezërit: Brahimin, Mentorin, Xhemaj1in e Liridonin si dhe motrat: Naxhijen dhe Valbonën.

Në njëvjetorin e rënies së dëshmorit, Ilir Zharku, në nderim dhe përkujtim të tij dhe bashkëluftëtareve është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rënies ne “Rakoc të Kaçanikut”. Emri i tij dhe i gjithë dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” janë skalitur në parkun e qytetit të Kaçanikut të shtatorja e Komandantit Agim Bajrami si dhe në përmendoren në Marinë të Skenderajit, ku janë skalitur emrat e gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Në shenjë nderimi poër jetën dhe veprën e dëshmorit Ilir Zharku, familjes së tij I ka dhënë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes së QPK-së, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” Kuvendi komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së Gjashtë të TMK-së me rastin e organizimit të manifestimit të Flakës së janarit. (H.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …