Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ilir MALINDI dhe Xhevahir CIRONGU: “Drenica” Durrës – 20 vjetori i Qendrës së mobilizimit të luftëtarëve për Çlirimin e Kosovës

Në themelet e ngjarjeve të mëdha të historisë më të fundit të popullit shqiptar, si një pasuri e çmueshme , e pashlyeshme dhe e  paharrueshme  në histori qëndron dhe do të mbetet edhe qendra më e madhe dhe më e rëndësishme e rekrutimit dhe e mobilizimit të luftëtarëve të UÇK-së, “Drenica “ në Durrës, e cila u ngrit dhe filloi të funksionojë me 1 Prill të Vitit të Lavdishëm për Kosovën, të vitit 1999, menjëherë pas fillimeve të bombardimeve   të NATO-s mbi ish-Jugosllavi për Çlirimin e Kosovës të cilat filluan me 24 Mars 1999.

Pra, përderisa Viti 1999 është Viti i NATO-s , i 20 vjetorit të ndëhyrjes së saj , ashtu sikurse është  Viti 1999 edhe Viti i Konferencës së  Rambujesë, edhe Viti i Çlirimit të Kosovës me 12 Qershjor 1999, po kështu 1999-ta, Prilli i 1999-ës është edhe viti i mobilizimit të madh të vullnetarëve dhe luftëtarëve të Lirisë nga trojet gjithshqiptare dhe sidomos nga diaspora te “Drenica” e Durrësit e Familjes patriotike të Sadri Kapitit të cilën avokati i njohur, politikani i shquar dhe patriot,  Spartak Ngjela, ka deklaruar se:

” Kjo është një Fortesë, një Kështjellë e pamposhtur , që politikanët nuk e kanë shumë për qejfi… “Drenica” e Durrësit dhe familja atdhetare KAPITI, meritojnë shumë , por, mjerisht, kjo  është politika jonë e sotme”.(Spartak Ngjela , Durrës 5 Gusht 2008)

Kjo ngjarje që ka të bëjë me qëndrën “Drenica” ka rëndësinë e saj si një faqe e lavdishme në Historinë tonë kombëtare  pasi këtu  duke iu  përgjigjur thirrjes dhe kushtrimit për liri , këtu mbërritën me mijra e mijra vullnetarë nga të gjitha shtetet ku kishte diasporë Shqiptare, nga Perendimi, Gjermania, Italia, Franca, Britania, Suedia, Austria e deri nga SHBA, Australia   e  Kanadaja si dhe luftëtarë patriotë e liridashës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kosova Lindore.

Qendra “Drenica” e Durrësit të sjell në kujtesë Lidhjen gjithëkombëtare të Prizrenit.

“Drenica “ e Kapitëve të Durrësit u bë epiqendra kryesore që tërhoqi vëmëndje jashtëzakonisht të madhe ndërkombëtare  ku për çdo ditë aty instaloheshin mediat kryesore ndërkombëtare perendimore dhe botërore; ku nga aty pasqyrohej mbërritja dhe rekrutimi i luftëtarëve të UÇK-së, nga aty ato merrnin informacion edhe për gjëndjen dhe situatën në Kosovë prej dëshmitarëve realë dhe okularë pasi për çdo ditë mbërrinin te “Drenica” e Durrësit qytetarë të dëbuar e të përndjekur nga makina ushtarake vrastare dhe genocidiste serbe; ku te”Drenica” e Kapitëve të Durrësit përveç vullnetarëve të UÇK-së bëhej edhe takimi e bashkimi i familjeve kosovare.

Te “Drenica”e Durrësit bëhej takimi edhe i prindërve e pjestarëve të familjeve me bijtë dhe me bijat e tyre që vinin vullnetarë nga perëndimi për t’iu bashkangjitur luftëtareve të UÇK-së.

“Drenica” ka qenë si të thuash pika e parë e kontaktit , si porti dhe porta pritëse dhe përcjellëse panshqiptare ku vinin, priteshin e përcileshin në ditë për në betejë qindra vullnetarë e luftëtarë të lirisë ashtu sikurse me të drejtë shkrimtari Thanas Mustaqi e ka quajtur “Drenicën” e Durrësit “ MEKË” ATDHEDASHURIE .

Prej “Drenicës” bëhej ndërkombëtarizimi mediatik i Çështjes Kombëtare Shqiptare dhe i Ushtrisë më të re të Europës, i UÇK-së, karakteri luftarak dhe çlirimtar i një lufte burrërore, të pastër dhe heroike e cila kishte si aleat të saj Fuqinë ushtarake më të madhe botërore , NATO-n e drejtuar nga SHBA.

Nga “Drenica” e Durrësit UÇK- ja u quajt  me meritë prej sekretarit të saj si këmbësoria e NATO-s.

Te “Drenica” e Durrësit mbërriti Batalioni i Atlantikut  nga SHBA.

Te “Drenica” e Durrësit mbërriten dhe iu bashkangjitën vullnetarëve të UÇK-së shumë e shumë vullnetarë me kombësi të huaj nga vënde e shtete të Europës Perendimore të cilët e kishin parë dhe kishin mësuar për qëndrën e rekrutimit “Drenica” të Durrësit nga mediat e televizionet kryesore europiane e botërore, mediat të cilat mësonin dhe informonin opinionin ndërkombëtar për masakrat çnjerëzore që bënte ushtria kriminale serbe me torturimin, vrasjet, djegiet , rrënimin dhe shkatërrimin e shtëpive ,fshatrave dhe të qyteteve në Kosovë.

Për “Drenicën” e Durrësit është folur, shkruar, filmuar   dhe dokumentuar shumë sidomos nga ishvullnetarë të UÇK-së, nga shkrimtarë, gazetarë, media kombëtare e ndërkombëtare, intelektualë, historianë, akademikë, ushtarakë , familjarë dëshmorësh dhe heronjsh nga Shqipëria, Kosova e diaspora.

Te “Drenica” e Durrësit në përkujtim të kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare është ngritur edhe memoriali i “Luftëtarit të Lirisë”.

“Drenica”e Durrësit është edhe një vënd peligrinazhi shume i vizitueshëm nga turistë e pushues që vijnë dhe e vizitojnë qytetin turistik të Durrësit. Madje këtë vënd historiko-gjithkombëtar e kanë vizituar edhe ishvullnetarë të huaj të UÇK-së si dhe gazetarët e reporterët e mediave të huaja  të cilët kanë qenë aty në kohën kur te “Drenica” bëhej mobilizimi dhe rekrutimi i luftëtarëve të UÇK-së.

Për “Drenicën” e Durrësit, për këtë qëndër të historisë sonë kombëtare dhe për Familjen e Sadri KAPITIT , për kontributin e saj për  Kosovën është shkruar edhe një Libër voluminoz i autorit Bedri TAHIRI me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, një libër huluntues, evidentues  dhe vlerësues i historikut kombëtar si një pasuri e madhe enciklopedike dhe e jashtëzakonshme  gjithëkombëtare ilustruar me fotografi, biseda, intervista me personazhe realë dhe dëshmitarë të veprimtarisë së madhe patriotiko-kombërtare të familjes së Sadri Kapitit , bijve dhe bijave të tij të cilët vunë gjithçka në shërbim të atdheut e të kombit për lirinë e Kosovës ku po citojmë disa prej tyre:

“Drenica” e Durrësit është qëndra kryesore e frymëzimeve atdhetare… është Tempull atdhetarie. Më vjen mirë që kjo shtëpi lirie e tempull i atdhetarisë u pagëzua nga poetët dhe artistët. Ajo e ndërshqiptarizoi këtë vënd, nga i cili buroi jetësimi i çështjes sonë madhore , çlirimi kombëtar”. (Nga poeti dhe akademiku i shquar Xhevahir Spahiu).

“Populli e ka shpallur me zemër “Drenicën” e Durrësit një “Mekë”atdhedashurie”. (Nga publicisti dhe gazetari Thanas Mustaqi)

“Emri i nderuar “Drenica”do të kujtohet gjithashtu edhe si kontribut atdhetar e patriotik i djemve të familjes së respektuar Kapiti. Ajo meriton që të bëhet një qëndër e edukimit atdhetar dhe patriotik të brezit të ri”. (Nga Bujar Muharremi, Ish-diplomat e ambasador i Shqipërisë në Kosovë)

“Ky është një monument historik, i cili si i tillë duhet të përjetësohet nga të dy qeveritë tona, në Tiranë e në Prishtinë”. (Nga Ilir Malindi, avokat dhe shkrimtar)

Gjithashtu një numër i madh personalitetesh të lartë, akademikë dhe intelektualë si dhe shumë shoqata kombëtare kulturore, artistike e patriotike kanë propozuar te institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar që “Drenica” të shpallet muze, dhe po gjithashtu kanë propozuar edhe për dekorimin e familjes së Sadri KAPITIT për kontributin e madh të tyre dhënë për Çështjen kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …