Në një intervistë për televizion grek “STAR”, kryetari partiak i Shqipërisë, Ilir Meta, i postuar në kreun e Shtetit me votat e Partisë Socialiste, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq, zoti Rama ka marrëdhënie të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë. Madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me fqinjët e tjerë”, ka deklaruar Meta, i cili lë për të kuptuar se ai ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje. Meta kishte kritikuar ashpër Ramën edhe për shkak se ai e bashkoi faktorin politik shqiptar në Maqedoni, duke e trajtuar këtë mbështetje si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ilir Meta përfaqëson shqiptarin e lindorit bizantin, fenomenin e kameleonit politik të kohës sonë. Televizioni grek TV-STAR, pavarësisht servilizmit të tij për Greqinë nuk e ka transmetuar të plotë intervistën e Metës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …