Kryekuvendari i i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar për një vizitë në selinë e AAK-së. Me këtë rast, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij, si dhe solidaritetin lidhur me arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze. “Dua të shpreh keqardhjen për këtë ndalim shokues. Shpresojmë dhe besojmë do të marr fund pasi ai nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës. Është simbol dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Franca si vend demokratik dhe njëkohësisht vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës do t’i përmbahet konventave ndërkombëtare duke i dhënë mesazh të qartë tekave të Serbisë. Duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me Ramush Haradinajn, me një simbol të sakrificës shqiptare, ka thënë ndër të tjera kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …