Më 9 qershor 2021 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e kryetarit të shtetit, Ilir Meta

Ilir Meta e dekreton propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshajt dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë. Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Kryetari pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga presidenti Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e kishte konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm. Ndërkohë, një ditë më parë Meta deklaroi se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

“D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

16 nëntor 2018”, thuhet në dekretin e Metës.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …