Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kritikuar ashpër bashkim të shqiptarëve në Ballkan. Në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga Shoqata George Marshall, në Shqipëri, me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, ai ka folur me cinizëm për bashkimin e shqiptarëve. Dëgjojmë pse mos të bashkohen të gjithë shqiptarët? Por pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët. Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj, ka thënë me tjerash kryepari aktual i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky kryetar i “pazarit” politik i Shqipërisë, i votuar nga 5 për qind e shqiptarëve, të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, është kryetari më i korruptuar që njeh historia e kombit, Ky jo vetëm që nuk përfillë interesin kombëtar, por ka shpallur qytetar nderi të Shqipërisë, patriarkun grek Janullatos, ka mbajtur dhe mbanë lidhje politike e ideologjike me Partinë Socialiste të Serbisë, mbanë postin e kryetarit të Shtetit të dhuruar nga Partia Socialiste e Edi Ramës, ndërsa aktivizon gruan e tij Monika kryemadhi për ta rrëzuar Qeverinë dhe për t’ i djegur institucionet e Shtetit.
Ilir Meta i do serbët e bashkuar, të cilët edhe ashtu jetojnë në dy shtete dhe të cilët mbajnë nën pushtim Kosovën Lindore, Sanxhakun, Timokun e Vojvodinën. Kjo Serbi e Madhe, që dikur ishte Jugosllavi, tashmë shtet i shpërbërë me tri luftëra të përgjakshme, jo vetëm që nuk i pengon Ilir Metës, por ai e do edhe më të madhe, pa treguar psenë, madje pa pasur nevojë ta tregojë, sepse e do Serbinë po aq sa e kanë dashur dhe e kanë mirëkuptuar, Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Koçi Xoxe, Ali Shukrija e të tjerë nga ky soj gjenetik i tradhtisë shqiptare.
Ilir Meta mbase edhe nuk e di se dikur krahina e Toplicës, e cila shtrihet prej Merdarit e deri në Nish ishte krahinë me shumicë shqiptare, dhe u shpërbë me luftë shfaronjëse prej vitit 1877 deri në vitin 1912 e më vonë, kur Serbia kishte pushtuar jo vetëm Kosovën, Sanxhakun por edhe një pjesë të madhe të Shqipërisë, edhe pse ajo kishte shpallur pavarësinë. Toplica është Çameria e dytë e Shqipërisë etnike.
Ilir Meta përpiqet të relativizojë faktet historike, të cilat kurrë nuk mund të relativizohen, sepse po të kishte qenë kështu, nuk do të duhej të ishte shpërbërë as Jugosllavia, meqë ishte shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i pranuar nga e gjithë bota.
Koka e Ilir Metës, mund të mendojë si të dojë, por si përfaqësues i institucionit të kryetarit të Shqipërisë, ai ka obligim kushtetues për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, në trojet e tyre etnike dhe jo interesat e serbëve dhe grekëve sepse ata ka kush i mbron.
Ky kryetar, në radhë të parë mbron, shumëfishon pasuritë e veta dhe të familjes e klanit të tij, të cilat i ka kudo në bankat e Shqipërisë e jashtë saj.
Kryetari i një Shteti ka për obligim ta mbrojë Qeverinë dhe institucionet, dhe jo vetë të krekoset se qenka kryetar shteti, në anën tjetër, në emër të demokracisë dhe ruajtjes së institucioneve të kërkojë nga gruaja e tij rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe djegien e institucioneve.
Ja cilin njeri ka sot Shqipëria kryetar, andaj të mos habitemi me ato që po ndodhin në Shqipëri, por edhe në’ Kosovë.
Nga një rast si ky, nuk ka si të mos na kujtohen vargjet e antologjike ( të alternuara) të Vaso Pashë Shkodranit:
O moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush të ka qitë me krye në hi?
“Ilir Meten ke kryetar ti
Posti në Shqipëri, koka në Serbi”.
(Ahmet Qeriqi)