Njeriu më i korruptuar në Shqipëri, mjerisht kryetar i Shtetit, i zgjedhur në pazare politike dhe jo me votën e popullit, përkrah rrëzimin me dhunë të Qeverisë, ndërsa verbalisht kërkon, që pozita e cila ka mandat, të gjunjëzohet para opozitës, sepse atë e udhëheq gruaja e tij, e cila trashëgoi nga burri partinë e quajtur LSI, kur Meta u bë kryetar i Shtetit, me përkrahjen e Edi Ramës dhe të deputetëve socialistë. Qëndrimi i Ilir Metës i djathtë dhe i majtë në të njëjtën kohë, herë në prehër të Ramës, herë në krah të Berishës, sipas interesit të klanit të tij politik, tashmë është i njohur, por krahasimi që i bën vetes me demokratin e Republikës së Çilit, Salvador Alende është skandaloz dhe me siguri se një krahasim i tillë është shqiptuar kalimthi, pa e menduar mirë. “Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake, tha ai në Poradec. Do të ishte fat i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët sikur Meta ta zgjidhte me të vërtetë rrugën e Aljendës dhe jo vetëm duke paragjykuar situata me fjalor bombastik, të cilit nuk i beson as vetë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …