Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 në kryeqytet, ku veç çështjeve partiake ka folur edhe për rikonfirmimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës. Sipas Metës, qëndrimi mjaft pozitiv i Sekretarit të ri të Mbrojtjës në Shtetet e Bashkuara, James Mattis, për Kosovën konfirmoi edhe njëherë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë një prioritet i rëndësishëm për administratën “Trump”. “Kjo është tepër pozitive, duke pasur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh dhe pasigurish, ka thënë kryekuvendari, Ilir Meta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …