Pikërisht në 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s, në ndihmë të Kosovës që nisi shtetëzimin e Kosovës, aktori Enver Petroviç ka bërë komente fyese e denigruese, edhe kësaj radhe si gjithnjë, kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i quajtur ata njerëz që erdhën rastësisht në shprehje, dhe se ata “i bëri lufta”, përndryshe do të ishin vetëm badigarda. Me këtë rast ka reaguar analisti Ilir Mirena. Ai në reagimin e tij i kujtoi Petrovcit se guximi i eprorëve për t’u radhitur para armikut e përpjekja e tyre në ato kohë të vështira iu solli atyre nderimin. Në një kontekst të zhvillimeve aktuale, gazetari Ilir Mirena ka shprehur kritikat e tij ndaj aktorit për cilësimet e tij, duke e karakterizuar si “fashist jugosllav”. Ai i ka bërë thirrje për të tërhequr “Çmimin për Vepër Jetësore”, i cili u nda nga Ministria e Kulturës. Në postimin e tij, ai shkroi: “Këtij fashisti jugosllav duhet t’i tërhiqet ky çmim që i është ndarë nga Ministria e Kulturës së Kosovës (Ministri Hajrullah Çeku ia ka ndarë këtë çmim)…”. Realisht pikërisht për qëndrimin e tij, fyes e përbuzës, kundër Hashim Thaçit e UÇK-së, Petrovci e ka marrë këtë çmim nga ministri i Albin Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …