Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Artistët jetojnë dy herë

Mbyllja e syve nuk do të thotë zhdukja e përhershme nga kjo botë. Artistët jetojnë dy herë. Mjeshtri i ngjyrës Sali Shijaku  ishte dhe është  piktor  i kompozimeve të veçanta një figurëshe. ““Një filozof është shprehur se një vijë e drejtë, nuk është e bukur. Një vijë kurbë është më variante se sa një vijë e drejtë. Një vijë kurbë në një anë dhe me një vijë kurbë në të kundërt, është më variante se sa vetëm një vijë kurbë. Një vijë kurbë e fortë dhe një vijë kurbë e lehtë, kjo është vija e së bukurës. Këtë e nënvizon. Çfarë kemi ne në jetë që është e pasur me vijën e së bukurës? Femra. Dhe femra është e tillë…”, kishte thënë artisti i merituar Shijaku. Nuk lodhem së sodituri këtë figurë me dy buzë të vogla të kuqe, hundën e rregullt, flokë të bardh, një e bardh jo krejt e bardh, e bardha plot dritë, pastërti shpirtërore. Figura e saj duket si e fshehur si në prapavijë e shkrirë pas flokëv. E kuqja është dominuese në vete ka dritë, shkëlqim. Kjo femër duket si bukuri e fshehur por e theksuar. Sy të mëdhenj nga një konkurencë me të bardhën, por psikologjia ta rrëmben mendimin, ky mendim i kapur dhe i vizualizuar nga dora e mjeshtrit. Përzirerje dhe kombinim i ngjyrave janë shumë pranë ndijimeve dhe injektimeve. E kuqja ligjëron bukur me oratorinë e saj joshëse, herë estetike,e herë plot epsh, ndonëse në zanafillë ajo këtu ka qetësinë dhe harmoninë.

Vepra tjera janë të veçanta me një gamë temash tabloja “Partizanët e batalionit – Hakmarrja” (1966), dallohet për prirje në thellimin psikologjik të personazheve, (një grup partizanësh) me qëndrim statik, duke evidentuar forcën shpirtërore dhe heroizmin e kohës me imazhet dhe portretet e figurave. Deri në fillimin e viteve ‘70, piktori Sali Shijaku akoma nuk ishte shkëputur nga imazhi real, pikturimi me hije dritë dhe me sfumaturë. Tabloja “Mic Sokoli” (1969, GKA,Tiranë)  e “shkëputi” artistin përfundimisht nga kjo mënyrë pikturimi dhe i krijoi vizione të reja, ku monumentalizmi bëhet primar në personazhin e zgjedhur të një cikli tablosh një figurëshe. Figurat e përzgjedhura nga piktori, edhe pse kanë një fund tragjik, atë të flijimit dhe të vetësakrifikimit, kthehen në simbole të adhurimit për publikun: për heroizmin ndaj atdheut (Vojo Kushi, 1969, GKA, Tiranë),  të vetësakrifikimit për kombin (Mic Sokoli, 1976, GKA, Tiranë), “Nora e Kelmendit” (1981, GKA, Tiranë), të virtytit njerëzor (Rozafa, 1983, GKA, Tiranë).

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …