leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Busti i Fan Nolit dhe shtatorja e Donika Kastriotit qesharake dhe fyese

Këto ditë u bë bujë dhe një ortek pozitiv rreth shtatorëve të shëmtuara, jo proporcionale, me gabime amatoreske shkollore (proporcionet e sakta trupore anatomike) të turpshme, fyese ndaj figurave të shquara siç është Skënderbeu dhe Adem Jashari. Shtatë milion shqiptar reaguan për të mirën e tyre, fëmijëve të tyre dhe kombit. Një e keqe u koorigjua, u hoq shtatorja e Adem Jasharit e punuar nga flokëtari Alban Buxhovi në Prizren. Skënderbeu i kryqëzuar jo për fajin e tij, por për mos përgjegjësinë dhe respektin ndaj kufizimit historik, shkencor, letrar, filozofik dhe artistik, nga skulptori Sinan Alija, fitoi imazhin e një çobani me trup hollak e me defekte amatoreske shkollore që nuk të jep ndjenjën e udhëheqësit ushtarak, strategut dhe intelektualit ose luftëtarit ballë për ballë, e dënoi veten nga populli. U hodhën me tonelata gur dhe mallkime mbi të sepse gjesti, karakteri dhe shpirti i tij nuk zbritën nën atë tul dhe eshtra. Më kot mbrohet ajo figurë e shëmtuar sepse i mungon çdo element artistik, kur them artistik nuk të bënë të ndjehesh fare mirë, e këtë qëllim e ruan në vete me shekuj çdo vepër arti.

Nuk janë vetëm këto dy vepra të cilët duhet t’i vrojtojmë me kujdes me syrin e tretë, është busti i Fan Nolit i vendosur në Tiranë. Me një qëndrim jo natyral, fytyrë të pa detajuar, karakter të përhumbur ngjashmëri të mangët e si duket skulptori nuk është munduar të rrokë këtë element dhe ikën nga përgjegjësia e ngjshmërisë fizike pra karakterit, reflektimit të syve, pozicionit të mendimit, shikimit origjinal të Nolit. Ai ose nuk i njeh rregullat skulpturës në hapësirën publike që shfaqë një rikujtim të figurës së famshme, ose kërkon të paraqes diçka më shumë, t’i nënshtrohet kompozicionit gjysmë gjeometrik, pra tenton ta modernizoj figurën duke mbyt karakterin e Nolit. Po ta heqim emrin nga ky bust, identifikimi nuk do të ekzistojë. E kam fjalën që busti duhet të ngarkohet me elemente shoqërore, politike sepse vet Noli ishte shtetar, publicist, letrar, prift, diplomat dhe historian i njohur. Koka e kthyer kah qielli shpreh vetëm një moment gjysmak të petkut të priftit, ndonëse tendeca për krijim vetanak personal e rëndon, e shtyp dhe e vret figurën e Nolit, pra me fjalë të tjera, skulptura është qesharake dhe e shëmtuar, nuk të krijon asnjë ndjesi artistike estetike.

Në fund çdo vepër arti veçanërsisht shtatoret publike duhet t’i referohen pikës së parë ndjesisë, ta tërheqin vëmendjen me gjestin, kompozionin, detajet, linjat, vëllimin, bazamentin, komunkimin me hapësirën. Andaj, ky bust duhet të rrënohet e të krijohet nga e para me ngjashmëri dhe me elemente artistike.

Shtatorja tjetër e shëmtuar e cila u zbulua vitin e kaluar në qytetin e Vlorës është ajo e Donika Kastriotit gruas së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut. Kjo shtatore duket shumë qesharake sidomos fytyra e saj të cilën e kanë quajtur si fytyrë nga personazhi i filmit vizatimor Shrek, pra Fiona e Shrekut. Deformimet e shumta të fytyrës, paqartësi te pjesa e syve, gojës së shtrembër, qafës së gjërë e të deformuar, nxjerrë në pah një imazh qesharak dhe fyes ndaj figurës së Donikës. I mungojnë elementet e Dukeshës, princeshës. Ajo në skulpturë ka një shikim të paqartë, buzëqeshje të pa arsyeshme dhe asgjë nuk i shkon këtij personazhi. Si duket skulptori ka qenë i verbër derisa e ka punuar këtë skulpturë.

Çdo shtatore ose bust që vendoset në hapësirë publike duhet të filtrohet përmes komisionit profesional, ngaqë Shqipëria dhe Kosova po vuajnë nga kitchi i shëmtirave të skulpturave të cilat çdo muaj po krijohen nga njerëz jo kompetentë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …