leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Duartrokitje për doktorët

Lajmet në media u “bombarduan” në fund-nëntorin e viti të shkuar pasi toka ishte mllefosur dhe inatosur ndaj njeriut duke ja kujtuar brishtësinë e tij. Doktorët ishin ata që rrëmbyen mantelat e bardh dhe nën sirenën e ambulancës të djersitur e të stresuar nxituan drejt gërmadhave të Thumanës, Durrësit, Tiranës…

Buzëqeshje , fjalë të ngrohta dhe duart tuaja të arta që shihen si shpresë për pacientin u bënin presion gjokseve të tyre që tashmë i nxorët gjysmë të vdekur nga gërmadhat. Qëllimi juaj është që zemrat t’i aktivizioni e t’i ringjallni nga presioni natyror. U pastronit plagët, pastaj u jepnit oksigjenin gjysmë të vdekurve për t’i funksionalizuar prapë jetët e tyre. U sfidonit me natyrën dhe vërtetë pacienti ju shikon si hyjni. Veshët, sytë dhe gjithë qenia e të lënduarve ushqen shpresë të ju doktorë. E prapë jeta vazhdoi pas gjithë asaj fatëkeqësie.

Gjatë festave ju nuk i festoni pranë të afërmve derisa të tjerët mbingopen me ëmbëlsira, mish dhe alkool e prapë puqen në duart e juaja. Ju i prisni viktimat pavarësisht a janë ata atentatorët apo viktimat, vrasësi ose viktima ju jeni në shërbim të njejtë tek të dyja palët. Ju mundoheni edhe zemrën e vrasësit ta ngjallni. Të lënduarve i rrini te koka me fjalë të ëmbla, buzëqeshje të lehtë duke mbjellë qetësi shpirtërore dhe krijoni shumë humanizëm.

Në këtë kohë murtaje që ka vërshuar shtetin tonë, vrasjet, aksidentet, plagosjet rrahjet po vazhdojnë, por ju gjithmonë të gatshëm t’i mbyllni plagët e viktimave e t’i shëroni brenda mundësive të dëmit. Sot dielli po tregon edhe ardhjen e pranverës, pranverë e lënduar dhe fatkeqe, ne jemi të mbyllur duke u tretë brenda një monotonie të zakonshme dhe të ripërsritur. Ju po luftoni me një murtajë të padukshme që po e grimcon botën dhe gjithë bota mbanë shpresën vetëm te ju doktorë. Bota u dorëzua pranë duarve tuaj edhe presidentët më të mëdhenj po bëhen borxhllinj të juaj. Ju doktorë i shëroni edhe diktatorët e sotëm, të pabesët, kriminelët politik të cilët nuk dallojnë fare me murtajën koronavirus. Pas shërimit ata sërish do mbjellin koronavirusin.

Me duartrokitje të gjata të ngujuar nga ballkonet e tyre, qytetarët e Prishtinës i përshëndetën të gjithë doktorët si shenjë respekti dhe sakrifice që po bëjne për popullaten. Thirje si solidaritet dhe forcë.

Orët për ju doktorë janë të pafundme të punës dhe teksa rri i shtrirë pacienti e i afrohet xhelati për t’ia marrë jetën ose fundmarrësi që i përqafon me dashuri kufomat e tij, ju kundërpërgjigjeni me ilaçin, ajo është modestia sepse ilaçi i vërtetë ende është i padukshëm ndaj kësaj mortaje. Populli i ngujuar mbrëmë me duartrokitje tregoi se në përparëset tuaja më nuk ka euro por falenderime sepse e meritoni.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …