leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Koronavirusi i bën të mëshirshëm politikanët

Sapo ishte gdhirë dita, dielli u ngritë i zbehtë dhe disi rezja e parë e diellit u shfaq e dobtë, e qielli mori ngjyrë gri. E kur dielli u ngjit në kupë të qielli, nëpër rrugë aty- këtu vërehen njerzit me maskë në fytyrë. M’u duk që e tërë bota i ka bërë lavazho trurit, popullit dhe diktatorëve modern. Njerëzit në rrugë mbajnë një distancë nga njëri tjetri disa fshihen edhe pas skutave të qytetit dhe përgjojnë se kush teshti, kush kollitet e cili rrënkon nga dhimbjet. Çdo mëngjes njerëzit matin temperaturën dhe shikojnë se kush është djersitur.  Nëse dikush kollitet shpesh menjëherë mbi të kaplon dyshimi ose nëse ndjehet i drobitur. Njerzit tashmë distancohen nga njëri tjetri.

Sapo lëshoj telvizorin në ekran më shfaqet një person pak i moshuar disi dukej si i stërmunduar  nga jeta ose nga sëmundja. Në qafë i dukeshin disa rrudha të thella, ndërsa në fytyrë kishte pulla ngjyrë kafe.  Sytë i kishte ngjyrë deti  shumë të çelur dhe në sy shihej që ky njeri nuk mposhtej. Sapo filloi monologun nga kokërdhokët e syve të tij rodhi pikë loti, ishte ky lotë i dhimbjes: “ E kamë shumë të vështirë ta përcjellë këtë mesazh, po më bien lotët, më kanë mbërritur disa audio, ku thuhet se në Madrid personave më të mëdhenj se 65 vjeç po u heqin aparatët respiratorë, po i lë të vdesin pasi nuk ka pajisje respiratorë për të gjithë dhe duan t’i përdorin për më të rinjtë,”. U deklarua ky person i cili nuk mund të qetësohej. Ai kërkoi që këtë video ta shpërndajmë në rrjetet sociale. Shteti duhet të ketë detyrë edhe ndaj të moshuarve mos t’i le të vdesë në këtë mënyrë kaq të padenjë.

Ndaj epidemisë politikanët bëhen shumë të paaftë ose nuk duan të shohin se çka po ndodh, ata të gjallët i sëmurin duan sa më shpejt t’i fusin në dhe, ndërsa kërkojnë votën e tyre e kur vdesin i nxjerrin nga varret si shërbim i votës. E kur je i drejtë i sinqert dhe i shërben popullit dhe mundohesh ta eleminosh krizën në vend, të solidarizohesh edhe me më të varfërin dhe derisa populli po lufton kundër epidemisë nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Këta njerëz çdo natë luten në cinizmin e egos së tyre të varfër duke i bërë thirje çdo sëmundje, çdo virusi, çdo kolere të vijë sa më shpejt ta pllakos të drejtin. Ata çdo natë  para se t’i dorëzohen ëndrrave, luten që epidemia t’i kaploj ata të cilët ja u zbardhin krimet dhe hajnit e tyre. Për një copë pushtet dhe një kolltuk harrojnë sëmundjen dhe nuk i dëgjojnë rrënkimet e botës. Bota po bëhet bashkë ndërsa ne spiun të vegjël të saj dhe të ndarë. Nuk dallojmë shumë nga piktura e Banksyt “Majmunët në parlamentë”.

Andaj, Koronavirus disi u zbehe, ku mbete, tmerroi më shumë ata që ja duan të keqen popullit të vet dhe shtetit të vet. Tmerroi pak ta marrin veten dhe ta kthjelllin mendjen. Ngacmoi pak  që t’i harrojnë vjedhjet, torturën ndaj popullit dhe të mos kenë shans të shtypin më askënd. Ta krijojnë dashurinë për njëri tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …