Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes së kënaqësisë me përmasa masive. Mirë e thotë T.S.Eliot “Arti nuk përmirësohet kurrë, por materiali i artit kurrë nuk është i njëjti”. E Shahadin Mejzini nuk vjen me artin e tij të përmirësoj, por të krioj një ndryshesë me përdorimin e intuitës, shpirtit dhe logjikës. Procesi i të mendurit i tij është i tjetërllojtë ndaj realitetit subjektiv brenda korznizës objektive shoqërore e vendimtare me të cilën çdo artist i sinqertë kacafytet.
Arti i tij i titulluar “Marsi në karantinë”, pa vrarë mendjen synim ka të ndryshojë një trajtesë ngjarjesh monotone e këtu nuk mungon guximi që është si një aventurë me çrast boja përplaset e ngjynë dhe kumton idenë e zogjve, ajrit, natyrës, peizazhit, vetmisë, monotonisë personale që destinacion kryesor ka shpirtin. Ai i mbetet besnik formave delikate të komunikimit përmes penelit dhe kanavacës.
Bota e tij është shumë e vrullshme, ndërsa densiteti që pllakoset nga magma e mendimeve dhe theksit artistik gjithnjë bëhet më i tendosur. Aty shohë rregulla, vërej përmësa, simteri, perspektivë, por edhe forcë shprehje, britmash, rebelim, melankoni e gjithçka buron si rrezja e dritës përmes ngjyrës rozë, vjollcë, të verdhë, dikund edhe të zezë.
Strukja në mes katër mureve, shfaqja e monotonisë dhe frika ndaj pandemisë i kishte zaptuar mushkëritë e botës. Bota po përballej me një armik të padukshëm të cilit ja pikturoj këmbët dhe projektoj zemrën. Artisti Mejzni u lirua nga këta zinxhirë dhe lundroj te lulet, zogjtë në hapësirë dhe dëshpërimi që janë disa nga motivet të cilat i paraqet në pikturë. Lulet vijnë nga ndërdija e tij, janë të qeta në sfond me një vjollcë shumë të fortë të përzier më të verdhën dhe në vete përmbajnë një ekspresivitet të thellë modernë. Kurse zogjtë herë janë në fluturim, e herë stoik, te ata që fluturojnë vërehet shpejtësia sikurse te futuristët, vetëm se këtu forma e tyre kalon në abstraksion. Përmes ngjyrave intensive, të pastra dhe të mbyllta, të ftohta e të ngrohta, vërtiten ndjenjat, pasionet, dhe vrulli i dufit të brendshëm, dhe theksi kryesor i formave bie në kuptimin e brendshëm, herë është psikologjik e herë individual. Me frymën abstrakte e ekspresive tablotë veçohen edhe për nga imazhet tjera, duke filluar nga shprehja, subjekti, apo aplikimi i teknikës së pikturës.
Sfondi i hapësirës kolorisitike ruan në vete akorde shumë specifike ku përfshihet drita natyrale. Raporti i ngjyrës në sfond është shumë i qetë , poetik, dikund vërejmë ngjyra primare dhe sekondare, por edhe shkallëzime dhe drita kudo në pikturë depërton nga brendësia e vet. Ngjyra ka tingullin dhe është e kumbueshme.
Dikund në epiqendër të kompozicionit përveç që dominojnë zogjtë dhe lulet, vërejmë ca vibrime ngjyrore që përfaqësojnë tredimensionalen. Vrazhdësia e ngjyrës shpreh metaforikisht ikjen nga vetja, tjetërsimin. Kjo ndodh për shkak pamundësisë për të qenë vetja, bëhemi dikush tjetër. Format janë të një lloj kombinimi supremastik të begatuar me kolorit që në tërë kompozicionin rrezaton emocion.
Është konfrontim i rrëmujës së brendshme në spektrin ekspresiv të ngjyrës. Vërejë forma në lëvizje sa poshtë sa lartë , lëvizje të drejta të brushës, dikund të lakuara, por të qëllimshme sa vendosen në të majtën e pëlhurës sa në të djathtën, krijimin e baraspeshës. Pastaj, lind rehatia dhe komoditeti shpirtëror.
Ritmi si dhe harmonia, poashtu bashkëngjitet edhe hapësira pikturave dhe bëhen si elemente më forcuese në tërësinë e kompozicionit. Kompozicionet e tij shquhen me sens ritmik, raporte ngjyrore, trajta të pastra, gërshetim kulturash përmes ngjyrave sepse ngjyra është gjuha më globale. Efekti më i madh kompozicional lartësohet përmes kontrasteve të ngjyrave intensive, pastuoze, koloritit transparent në hapësirën po e quaj qiellore sepse format duken sikur gërvishtin qiellin.