Shtatorja e Majlinda Kelmendit u zbulua dje në Pejë. Shtatoret nuk ju punohen njerëzve që janë gjallë sepse shtatorja ka qëllimin e rikujtimit të figurës së famshme e cila më nuk është në mesin tonë. E mira është që mos të ngutemi me krijimin e shtatoreve të të gjallëve. Normalisht shtatoret ngrihen për t’i nderuar personat që kanë ndërruar jetë. T’i ngritësh shtatore një personaliteti i cili është ende gjallë a është një nder apo? Vet Majlinda është dashur të mos pranonte një gjë të tillë. Ose nëse do ta pranonte asaj nuk i duhet garantimi për përjetësinë sepse e ka merituar dhe arritur me punë dhe mundë. Majlinda është më madhështore se një copë bronzi e derdhur aty në park.
Shtatorja i ka kushtuar federatës kombëtare rreth 200 mijë euro dhe u skalit nga dyshja artistike Gillie and Marc në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sa ngjanë kjo shtatore me Majlinden e vertetë? Fytyra në tërësi mimika ka ngjashmeri të vogël. Pjesa e syve dhe karakteri më saktë shpirti nuk ngjanë me Mjalinden. Duket sikur koka e dikujt tjeter në një trup mashkullor. Nëse punohen shtatore në frymë të realizmit atëher fokusi kryesor është në karakterin.
Është një shtatore artistikisht me shije mesatare duke filluar nga kompozcioni, por ky kompozcion shfaq një trup tjetër krahas me atë Majlindes, pastaj ritmet formale, thyrjet në pjesët e kostumit dhe muskujt e saj.
A ka shije artistike? Më shumë i shkon shijes së skulptorit se sa ngjashmërisë së Majlindes. Pra skulptori shpërfaq stilin e tij se sa karaktertin e Majlindes. Në fakt skulptori nuk duhet lirshëm t’i dorëzohet lirisë së krijimit sepse ky art është shumë i kufizuar: kufizohet nga vet personazhi, nga koha në të cilen jeton skulptori dhe personazhi, hapësirë, komunikimi me arkitekturën, përceptimi i audiencës dhe fëmijëve të cilët do të lindin dhe do ta gjykojnë shtatoren.
Skulptori gjithmonë duhet ta mendoj se skulptura është një art i ndryshueshëm në kohë dhe hapësirë, gjatë mëngjesit, ditës, muzgut dhe mbrëmjes. Hija është një problem esencial që vë në pikëpyetje dukjen origjinale të karakterit. Reflektimi i vet shtatores dhe reflektimet e pemëve përreth ose depërtimi i rrezës së diellit mbi fytyrën dhe trupin e saj. Pastaj, ngjyra e zymtë e shtatores, ngjyrë me të cilen jemi lodh dhe ngopë në Kosovë njëzet vjet pas luftës. Majlinda meriton buzëqeshje dhe ngjyrë sepse vet ajo i ofroi popullit dhe shtetit tonë.
Çfarë duhet të kërkoj një skulpturë e sotme në kohë dhe hapësirë? Gjestin dhe shprehjen e fytyrës. Ose nganjëherë shikimi është aq i zbrazët sa aty rezymojnë të gjitha gjestet dhe shikimet e botës. Në këtë rast skulptori a duhet të imitojë Majlinden apo të stilizoj? Të imitoj shpirtin dhe karakterin e saktë të Majlindes, pastaj të stilizoj dhe të mbaj ngushtë shprehjen domethënëse pra përmes kompozicionit, lëvizjen e trupit ose vërtitjen e pafund të qëndrimeve. Atëherë, kjo shtatore vërtetë ngre në front zhurmën dhe perfeksionin e palevzishëm i cili momentalisht po krijon ethe te njerëzit skpetik ndaj gjykimit estetik proporcional me ngjashmërinë.