Sikur Arif Vladi të këndonte në Beograd si do e prisnin serbët? Sikur ai të ekzekutonte tinguj dhe ato tekste patriotike për UÇK-në, si do reagonin serbët? Sikur serbët të shijonin artin e tij, a do vallëzonin nën tingujt e kësaj muzike patriotike? Muzika duhet të jetë universale shpesh herë edhe reciproke. Arti i tij është i thellë dhe nuk duhet shikuar në kontekstin nacional. Ai i këndonte lirisë dhe çlirimit të Kosovës nga serbët. Ai nuk nxiste asnjë urrejtje, e ftonte drejtesinë të triumfonte mbi popullatën e pafajshme kosovare, transmeton “Kosova Sot Online”.
Të ftohet edhe Vladi në Beograd dhe mos vallë është faj të jesh shqiptar patriot e të këndosh në një vend armik për Kosovën derisa muzika shqiptare patriotike qenka provokuese dhe e tepërt për serbët, kurse ajo e Bregoviçit qenka me vlerë?
Muzika është matematikë me zë dhe deshifrim i kodeve të brendësisë së shpirtit, aty ku shpirti kapet pas tingujve të natyrës dhe ritmit pra bën lëvizje të pa kontrolluara brenda orbitës së tij. Populli i ditës së sotme qoftë ai serb, shqiptar ka nevojë për muzikë për vesh të ri, e jo ngacmime Bregoviciane me aromë nga plagjiatura sepse sot bota është tryezë e vockel dhe secili ka qasje ti fus duart në atë brumë. Problemi i sotëm i jetës është se në sfond nuk e ka muzikën. Muzika e sotme me tinguj nacionalist nuk e pasqyron shpirtin, por ka cak kolonizmin e masës dhe nuk thuhet më kot se vetë ballkani është tokë e plumbit, flakës dhe barutit.
Muzikantët si Bregoviçi në moshë vuajnë nga simptoma e vjetër nacionaliste Ballkanike dhe ndotin pastërtinë e muzikës sepse muzika është e të gjithëve më së paku e nacionalistëve dhe nxitësve për urrejtje përmes saj. Muzika është si drita e hënës që ndriçon në ërresiren e natës së lodhshme dhe brendësisë se monotonisë së jetës. Ajo i jep shije çasteve.