Rezja e parë e diellit u shfaq mbi këtë tokë pjellore, ulërimat dhe vajtimet e njerëzve dëgjohen gjithë andej globit. Njerëzit mundohen të strehohen në çdo skutë, hapësirë duke ikur nga teshtimat, kollitjet e deri te ai cili vdesë. Njeriu frikësohet nga vdekja dhe Koronavirusi e bëri njeriun e brishtë dhe lakmitar ndaj jetës.
Një ditë të gjithë do të vdesim dhe pse shohim rrezik nëse kalojmë në anën tjetër, ose rrezik nëse jemi në mes të rrugës, ose po u kthyem mbrapa, apo rrezik të vuash nga kjo sëmundje. Ndal frikës, ose izolimit, apel për zgjidhje dhe kërkim të shërimit, për të dal nga kjo situatë dhe prapë në fund qenia e njeriut është tranzicion dhe perëndim. Mos të harrojmë se ka edhe nga ata që po rrojnë pa perënduar e ata kalojnë lehtë në anën tjetër.
Njerëzit e rëndomtë, intelekualët, fëmijët, avokatët, aktorët, shkencëtarët, mjekët tash e një kohë çdo mëngjes po zgjohen me dëshpërim dhe fjalë tmerruese, ndërsa mjekët i gëzohen kësaj sepse ka shumë punë për ta. Ka edhe nga ata mjekë që gëzohen kur ju vdes pacienti e ka nga ata që nuk i lumturohen kësaj. Mjekët e mirë janë ata që punojnë për të shpikur, por edhe ata janë viktimë e bizneseve të ilaçeve për kurën ndaj kësaj sëmundje. Varrezë e madhe u shpik si për trima ashtu edhe për humbësit, sëmundja garanton vendin e njejtë.
Politikanët, artistët, hajdutët tashmë po lëvizin pa dallime dhe po përpiqen të bëhen ushtarë të disiplinuar ndaj këtij virusi. Po u dashka një virus i tillë të na rikujtoj se jemi qenie humane. Kjo është e bukur sepse erdhi ora kur njeriu s’do të hedhë shigjetën e dëshirës së vet tej njeriut. Njeriu ju kthye njeriut dhe sa më shpesh të përsëritet Koronavirusi për të na rikujuar humanizmin. Për të na mësuar se raca e njeriut është e vdekshme me vazhdimin e përjetësisë. Ne vet e kemi shpikur lumturinë dhe vet po e varrosim.
Njeriu i prekur me këtë virus duhet ta tejkaloj me fuqi të mendjes duke i rrëfyer fjalët shpirtit të tij nga i cili është i varur: Të ketë më shumë gëzime se sa stres në punë, pasuria, fama të arriturat zbehen në prag të vdekjes. I rrethuar nga aparatura dhe dritat jeshile, njeriu mund veç të imagjinoj zërin e Zotit. Pasi që këtij njeriu vdekja po i afrohet çdo sekondë duhet të merret me gjërat më të rëndësishme se pasuria financiare pra me marëdhëniet e mira me njerëzit, me art, me ditët e rinisë dhe kënaqësitë. “Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.”, shkruan në prag tëvdekjes Stiv Jobs. Sipas tij, Pasurinë që ka fituar gjatë jetës , nuk mund ta mar me vete. “Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.” Të gjitha lakmit, pasuritë dhe fitimet mund t’i arrij e mos t’i arrjë njeriu, por arritje më e vertetë e tij është shtrati i vdekjes. Mos u frikëso nga Koronavirusi. Gjithcka ka zëvendësim përveç sëmundjes tënde, andaj ndjehu i lumtur në shtratin e vdekjes sepse ti po vdes. “Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë…Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”.
Ilir Muharremi: Politikanët nuk lexojnë libra!
Në Kosovë ka kohë që njerzit në pozita të ndryshe i brengos mungesa e leximit. Të veshur me kostume të shtrenjta, bëjnë jetë luksoze, ndërsa raftet kanë filluar t’i mbushin me libra ngjyra-ngjyra duke ekspozuar sasinë, sepse fare pak ato libra janë të lexuar nga ta. Disa nga këta politikanë kanë dëshirë të fotografohen prapa librave me bollëk. Ose kur flasin fillojnë me citime të thënieve nga filozofët për të cilët asgjë nuk dinë. Këta janë lexues të këqinj të cilët sillen si ushtarë plaçkitës. Ata marrin për vete vetëm disa gjëra për të cilat kanë nevojë, ndotin masen, hedhin tutje vetëm mbetjet e filozofëve dhe shkrimtarëve, mallkojnë çdo gjë. Janë llafazanë duke menduar se përvetësojnë lëvizshmërinë dhe kthjelltësinë, pastaj kujtojnë se krijonë solemnitet duke ngjallur pamjen e një qëllimi artistik. Jo, janë palaço dhe gastor belbëzues të cilëve duhet mbyllur gojën. Ose kamë takuar disa autorë veprash të cilët më shumë e hapin ata vet gojën se sa vepra e tyre. Janë mediokër.
Politikanët të cilët nuk lexojnë, ngecin në mendime dhe kur lexojnë ndonjë fjalim ju pëzihen shkronjat dhe vakët i lidhin fjalitë. Ose kur paraqitet në foltore ndonjë politikan që ka lexuar shumë dhe artikulon kthjellët mendimet, ai për ta është i pakuptuar dhe ata fillojnë të koten gjatë fjalimit të tij të thellë. Ose shpesh edhe mund të ju duket si një pikturë e pakuputuar apo orator pa mend.
Ndoshta gjithë ata mendimtarë e autor librash nuk janë mbështetur mirë te lexuesit të cilët duhet të ndjejnë lumturinë pas leximit në të menduarit e mirë. Ose gjithë ata libra ju duken të ftohtë dhe pa përmbajtje. Jo, e kundërta çdo libër është i përkëdhelur nga drita diellore e qartësisë shpirtërore dhe rehati e vërtetë e shpirtit, vetëm se politkanët tonë duhet të krijojnë shprehi të të lexuarit dhe të heqin lodhjen e tepër ndaj leximit.
Politikanët nuk janë të edukuar me dialektiken dhe me shpjegimin e mendimeve të vullnetshme të faqeve të një libri qoftë filozofi, roman, shkencë, poezi, dramë… Veshët dhe sytë e tyre nuk janë të stërholluar pas retorikes, dramatikes dhe estetikës që grumbullon fuqi mendore.
Pse duhet të lexojnë libra politikanët? Sepse libri është diçka tjetër, diçka më shumë. Leximi ka vlerë të madhe; na ndihmon për të kuptuar më mirë vetveten e kohët – të djeshmen, të sotmen, e edhe të ardhmen. Leximi na pasuron jetën, na bën të aftë të përdorim fjalët e duhura, në kohën e duhur, për të shprehur mendimet tona, në një botë, që sundohet nga mendimet e të tjerëve. Të lexosh një libër, nuk do të thotë të dalësh nga bota, por të hysh në botë, nga një derë tjetër! Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. Vepra e shkrimtarit është vetëm mjet, që e ndihmon të kuptojë se, pa librin, ndoshta nuk do të kishte mundur të shikojë brenda vetes!
Shija e leximit dhe thellimi në lëtë botë për njeriun hap një horizton të ri mendimi dhe shprehje. Me librin njeriu dialogon, qeshë, qan, grindet sepse aty takon personazhe të gjalla nga eshtrat dhe tuli. Shpesh takon idetë e personazhit ato të cilat të kanë shkuar në mend dhe nuk ke mundur t’i realizosh e tash lundron brenda shkronjave.
Politikanë edukohuni me leximin. Pa u edukuar me leximin nuk mund t’i kushtoheni. Kërkojeni çelësin e leximit për të hapur portat e imagjinatës. Nëse nuk e keni këtë atëherë takoni sa më shumë lexues të çmendur sepse mund të pushtoheni nga i njëjti pasion. Për fat të keq sot shumë nga ata që propozojnë leximin në shkollë, janë lexues të papasionuar. Kush e propozon librin, nuk lexon. Ata që nuk lexojnë pengojnë edhe të tjerët ngaqë ata nuk e ndjejnë në vete librin dhe si mund ata të propozojnë libër për të lexuar. Pasi ke përfunduar një libër ti ndahesh nga dashuria jote e përjetshme, por ke bër një hap drej njohjes së re.
Sot ata që bindin veten që lexojnë marrin vetëm ndonjë citat në google ose Facebook apo vetëm emrat në kopertinë.