Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Vullneti për pushtet lakmi e madhe!

Skena politike te ne është bërë një teatër komik ndërjmet lakmisë së zaptimit të hapësirave me qëllim të përfitimit të paskajshëm dhe fare pak meritor për inkuadrimin e hapësirave me qëllim të ofrimit të djersës dhe punës në shërbim të qytetarit. Qytetari ende beson në patriotizëm dhe rreh gjoks ndaj të kaluarës për triumf tek e ardhmja e cila fare nuk e njeh këtë opsion edhe po të përdoret ndonjë metodë. Patriotizmi në njëfarë mënyre është relativ. Më herët i kemi kapur pushkat e tash po angazhohemi materialisht dhe financiarisht, por edhe simboli i flamurit, ndërsa për intelektualin është shkenca, libri, teatri dhe filmi. Në fakt nuk mund ta përjashtojmë asnjërën nga këto.

Si veprojnë politikanët tonë? Ata mendojnë gjithçka mirë për vete. E cila është ajo gjë e mirë për ta? Ajo që rritë ndjenjën e fuqisë, vullnet për forcën e ky vullnet është vetë fuqia. Pushteti me forcë dëmëthënë, fuqia krijon pushtetin. Edhe vetë Nietzsche e ka ëndërruar dhe pohuar këtë “Vullneti për pushtetin”.

Çka është e keqe te ne? Dobësia e politikanëve dhe shfrytëzimi skllavërues i qytetarëve nga oazat e gënjshtrave që i bëhen popullit që njëzet vjet: eleminimi i krizës ekonomike, klanizimi, heqja e vizave, rritja e pagave, ulja e çmimeve në treg, Kosova t’i ngjajë një shteti Evropian të zhvilluar, zvogëlimi i ndotjes së ajrit… Krejt këto qenë gënjeshtra për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë aktive.

Lumturia, kjo ndjenjë na mungon në Kosovë. Këtë ndjenjë e kanë ata që po e rritin fuqinë dhe po kapin pushtetin. Ata janë pushteti dhe shteti e çka është te ne shteti? Imoralitet i organizuar nga brenda si polici si një e drejtë penale, si tregti dhe nga ana e jashtme si luftë, pushtim dhe hakmarrje. Ndaj  kujt po hakmerren pushtuesit? Qytetari po e vuan këtë hakmarrje i cili në luftë sakrifikoi veten, fëmijët në djep, çdo gjë për Kosovën e lirë e tashmë nga individët hakmarrës. Pse bëjnë këto gjëra të cilave qytetari nuk mund t’i përshatet? Të ngopen nga vjedhja e parave dhe djersa e popullit  duke ruajtur krenarinë fallse të tyre të gjitha këto janë të kundërta me qyteatrin i cili ende po e vuan këtë.

Pse ky vullnet aq i ashpër për fuqi dhe lakmi e politikanëve? Kjo fuqi është fuqi që çdo politikan botëror e ëndërron, është fuqi në vete për veten, fuqi nga fëmijëria, fuqi ndaj realitetit dhe shoqërisë, kjo fuqi pohohet nga vetë njeriu sidomos ai i brishtë dhe i shtypur gjithmonë tenton ta ketë fuqinë.

Kërkimi i fuqisë  a është negative për njeriun? Trajtohet si koncept negativ sepse njeriu meniher i nënshtrohet dominimit. I forti pra pushtuesi është i veshur me petkun këtij vullneti dhe ai të dobëtin e sheh gjithmonë të dobët të pa vlerë e dominon pra nga kjo ai i jep pak vlerë të dobëtit sepse ai kërkon votën e tij. I forti në këtë rast ulet në gjunjë behet servil ndaj të dobëtit.

E shihni o popull: se vullenti i politikanëve është për pushtetin dhe kjo tregon egoizëm radikal dhe ky egoizëm nuk ngrehë aspak vlerën e tjetrit.

Egozimi i politikanëve tanë të cilët mezi ngrehin në këmbë veten e tyre dhe ecin duke çaluar e kërkojnë me ngulmë pushtetin, tashmë mjaftë kanë përfituar nga të tjerët, dhe i mohojnë qytetarët me vet faktin e zvarritjes të çdo kualiconi, dhe kjo tregon se ata neve si qyteatr as që na njohin si ekzistues, na shohin si baltë dhe mbetje fiziologjike.

Fuqia dhe lakmia për pushtetin tregon thelbin e tyre pra thelbin e realitetit. Nietzsche këtë vullnet e tregon si një forcë primitive, instiktive që është realitet i vetëm dhe ky është një rrezik dhe duhet të mbahet nën fre sa më gjatë që është e mundur. Nietzsche merr këtë shembull: “Tek shohim një fëmijë që rritet askush nuk mund të besojë se ai është një fëmijë që ka dëshirë të marrë më shumë vend dhe hapësirë se sa të tjerët, se ka dëshirë të konsolidojë hapësirën e tij jetësore, vitale, për të kuptuar krahasimin e bërë pak më lart. Jo, fëmija që rritet është fëmija që shpreh, që artikulon së jashtmi lëvizjen e vetë jetës, sepse jeta është bërë për t’u rritur dhe fëmija që rritet shpreh këtë fuqi të rritjes, që është e përfshirë në ciklin e jetës.” Atëherë, njeriu duhet ta ketë në vete vullentin për fuqi sipas Nietzsches dhe njeriu qenka shumë i rrezikshëm nëse i shfaq në pushtet ambiciet e tija lakmuese dhe primitive veçanërisht në shtetin tonë në të cilin pushtetarët tonë aktualë ishin të varfër e tash u rritën nën djersën e popullit.

E shikoni qëllimin e jetës, është vullnet për pushtet dhe lakmi nga ata që ishin dikur të varfër. Fuqizohesh por mund edhe të dobësohesh. Nëse je hajdutë nuk zhvillohesh reduktohesh.

Si bota ashtu edhe njeriu në botë janë vullnet për pushtetin, Nietzsche e perfundon këtë me botën: “Kjo botë është vullneti për pushtet dhe asgjë tjetër! Edhe ju vetë jeni ky vullnet për pushtetin, dhe asgjë tjetër!”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …