Dje u zbulua shtatorja e Skënderbeut ne Gjakove. Gjest per tu lavderuar me prezencen e perhershme historike te heroit tone. Skulptura si art tredimensional fokusohet te pjesa anatomike, proporcionet, gjesti, ngjashmeria, drita, hija. Kete rast ana estetike lene hapesire per te kritikuar. Trupi i heroit i cili qendron i ulur ne kale. Nga beli e siper proporcionalisht trupi i tij eshte shume i madh ne raport me pjesen e poshtme te trupit. Nese do fokusohej skulptori ne permasat e vogla trupore te tij duke filluar nga koka, qafa, gjoksi, krahet, gjunjet, pulpat e kembeve dhe shputat. Te jene ne harmoni pjeset njera me tjetren jo sikur ne kete rast pjesa siper e trupit duket si e pavarur(krahet, gjoksi i madh, gjunjet e shkurter ne teresi kembet). Nese analizohet ngjashmeria e heroit, ngjashmerit bazohen ne fakte te ndryshme historike.
Ne kete rast me shume skulptori fokusohet te punimi i muskujve te kalit, dhe ne plan me ne rregull e ve strukturen e kalit se te heroit. Kellefi i shpates shume i madh ne raport me trupin e heroit. Nese analizojme kembet e kalit para dhe ato prapa nuk jane ne harmoni me levizjen ( jane te pa kordinuara)pra ecje e kalit dhe te berit hapin para me kembe perpara nuk nderlidhet sepse te pakten njera nga kembet prapa duhet te jete paksa e lakuar tek gjuri derisa ecja e kalit mbas ligjit te vepruarit duhej ta bente nje gje te tille. Duhet te ngritet pyetja se figurat e shquara si ne kete rast heroi jone madheshtor Skenderbeu a duhet te punohet me profesional? A duhet te filtrohen bucetat nga komisionet profesionale? Duhet shume kujdes per shtatoret ne hapesirat publike vecanerisht per figurat historike, sepse cdo gjenerate mbas ketij imazhi krijon nje pasqyre ne mendje.