Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në një deklaratë për media thotë se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale. Ai duke folur për djegien e dy veturave para objektit të komunës tha se dyshohen se janë 3-4 persona që kanë djegur veturat e komunës. Peci ka thënë se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por iu është refuzuar, për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Një grup ka djegur veturat, për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar, thotë Ilir Peci.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …