Pas një konkurrimi të nisur prej datës 6 shtator, ku garuan 15 kandidatë Ilir Proda u propozua nga Ministri i Brendshëm në Këshillin e Ministrave për të drejtuar Policinë e Shtetit. Proda fitoi në këtë garë krah Altin Menës, Ardian Cipës, Neritan Nallbatit dhe Skëndert Hitës që u vlerësuan me më shumë pikë nga komisioni i posaçëm. Ilir Proda prej marsit të vitit të kaluar ishte drejtor i policisë së Elbasanit. Këtë mars Ai kaloi dhe filtrin e vetting-ut ku u certifikua i pastër në të tri shtyllat atë profesionale, pastërtinë e figurës dhe pasurinë. Ilir Proda ka një karrierë gati 19 vjeçare në radhët e uniformave blu. Pas përfundimit të akademisë së sigurisë në vitin 2005 Proda u emërua specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3. Më pas për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate të ndryshme dhe në drejtorinë e përgjithshme. Në 2013 ai drejtoi komisariatin nr. 2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 ku shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …