Ilir Shaqiri: Ekspozitë e pikturës të mikut tim artist, Nikollë Nikprelaj

Thirrja për ekspozitën e pikturës të mikut tim artist, Nikollë Nikprelaj, më duket sikur një lajmëtar malësor po zbret brigjeve të Cemit dhe vjen me vrap për të na thënë: ejani të shihni bukuritë e Malësisë dhe një betejë rastësore me jataganë që vazhdon, ngrirë në kohë.
Një stuhi e padukshme në pikturat e tij, një imazh që ngjall ëndrra, ëndrra nga ato që kemi pasur dëshirë t’i shohim, t’i jetësojmë; teksa harron se je aty e këmbët të kanë ngjitur në majën e Trieshit, duke soditur hartën e grisur të atdheut.
Shkëlqimi i tij në fushën e muzikës filigranizohet edhe më shumë në pikturë, duke na e shprushur kujtesën për të pakryerën, për ato që kemi qenë, për ato që jemi dhe për ato që duhet të jemi…
Arti jeton për të mos vdekur e bukura!

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …