Sot është 16 tetor, data e lindjes së udhëheqësit tonë të dashur, kollosit Enver Hoxha.
E kujtoj me nderim për udhëheqjen e popullit tim në luftën nacional-çlirimtare, që çoi nv çlirimin e atdheut nga bisha naziste, si dhe për ndërtimin e shtetit shqiptar nga themelet dhe për herë të parë në historinë e tij.
Në 40 vjet Enver Hoxha arriti atë që asnjë udhëheqës shqiptar s’e kishte arritur gjatë gjithë kohërave, e tre-katërfishoi popullsinë, e shkolloi dhe e zhvilloi në të gjitha fushat e dijes dhe të shkencës, arriti suksese të papara në industri, bujqësi, mbrojtje, arkeologji, art, sport, etj., etj..
Si popull duhet t’i përulemi me rrespekt. për këtë, jo vetëm ne, po tërë brezat e ardhshëm.
I. Koleka
PARTIZANËT
Që e vogël ata më hynë në zëmër
Nga tregimet e tim ati në darkë
Kur tek ne kërciste zjarri në vatër
Ata trimat në mal ishin jashtë
I kishin këpucët e shqyera q’ujë fusnin
Kur këmbët ngrinin, nga sytë u dilnin lot
Ngronin zëmrat e njëri tjetrit me pëshpërima
Se armiku s’duhet t’i dëgjonte e s’i dëgjoi dot
Që e vogël ata më hynë në shpirt
Se kishin rrokur për liri maliherin
Kishin lënë vatrat e tyre, fëmijtë
Për t’i dal zot atdheut me Enverin
Në rrethim, pa dritë, humbnin rrugën
Kur kish hënë, bora ndriçonte e bardhë
Të pa ngrënë, të bërë akull, nuk ankoheshin
Ndanin bukën në dhjetë copë, me biçak
Sa ranë prej tyre e më s’u ngritën
Sa i griu armiku tradhëtor
Që e vogël aq shumë i kam dashur
Ata trima, që për atdhe u bënë therror. Mostra meno