Ilirjan Celibashi: Lulzim Basha do të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit që do të mbahen në Shqipëri

Kryetari i KQZ-së, në Shqipëri,  Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë në ligj. Gjykata tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që ne perceptojmë dhe jemi të detyruar të marrin në konsideratë atë që përfaqësohet në një dokument zyrtar, përndryshe edhe për rezultatin e zgjedhjeve, i bie të vendos cilën parti mendoj unë se mund të drejtojë vendin. Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat i janë vënë në dispozicion KQZ-së, e ka Lulzim Basha i cili figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Duhet që sipas ligjit kërkesa për regjistrim duhet të paraqitej nga Lulzim Basha. Ligji i jep të drejtën kodit zgjedhor dhe atij civil disa kompetenca të kryetarit të partisë, t’i delegojë te persona të tretë, tha Celibashi.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …