Iljaz Pashë Dibra dhe Kuvendi i Dibrës i 1 nëntorit të vitit 1878

Dibra përveç këtyre meritave të mira, ka dhe një dobësi: dibranët nuk e kanë pasqyruar në shkrime historinë e tyre nëpërmjet dokumenteve. Për dibranët dokument ka qenë fjala e dhënë. Nuk janë si ato popujt evropianë, që nga frika se mos shkelet fjala, bëjnë kontrata e shkruajnë marrëveshje. Dibranët lidhen me besë, jepte fjalën s’kishte nevojë ti firmosnin. Bënin traktate me njëri-tjetrin nuk kishin nevojë t’i shkruanin, sepse ishin të dy palët dibranë të bindur dhe të vendosur ta respektonin. Por kjo për historianin është një fatkeqësi. Sa krenari është për dibranin, aq fatkeqësi është për historianët.  (Dr. Prof. Kristo Frashëri)

 Kuvendi i Dibrës i 1 nëntorit të vitit 1878 dhe Iljaz Dibra

 Iljaz Pashë Dibra ka qenë njëri ndër personalitetet më të spikatura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878.  Lindi në Kllobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrjen aktive  në luftën e Gjoricës së Dibrës kundër Hajredin Pashës, në vitin 1844.  Asokohe Hajredin Pasha kishte kërkuar nga malësorët dhe popullata e Dibrës me rrethinë që të zbatoheshin kudo  reformat e Tanzimatit, të vitit 1839.  I njohur si autoritet me ndikim në popull dhe i frymëzuar nga idetë çlirimtarë të parardhsësve të tij shpirtërorë, si Ali Pashë Tepelena, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi e të tjerë, Iljaz Pashë Dibra vitin 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malaziase për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës. Është i njohur aktiviteti i tij për mbrojtjen e viseve shqiptare nga invadorët sllavë, por edhe përpjekja për ta krijuar shtetin shqiptar të Katër Vilajeve që përfshinin territoret shqiptare në Ballkan. Iljaz Pashë Dibra, së bashku me Avdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin e të tjerë ishte ndër  nismëtarët e parë për  themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 10 qershor të vitit 1878, Iljaz Dibra kryesoi Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar i parë  saj. Më pas u tërhoq në Dibër dhe atje kryesoi Kuvendin e Dibrës të 1 nëntorit të vitit  1878. Ky Kuvend kombëtar i shqiptarëve miratoi rezolutën në të cilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar. Iljaz Dibra  ishte njëri nga të 14 anëtarët e delegacionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të cilët kishin paraparë t’i drejtoheshin Sulltanit me kërkesë  për autonominë e Shqipërisë. Ai ka kryesoi edhe Kuvendin e Dytë të Dibrës, më 20 tetor të vitit  1880,  por kësaj radhe, në raport me zhvillimet u paraqit me kërkesa pak më të moderuara.

 Me aksionin kundër Maxhar Pashës në Gjakovë, Lidhja e Prizrenit beri një hap te rëndësishëm përpara

Opinioni shqiptar priste tani qe Porta e Larte te ndërhynte energjikisht për te vene ne vend dinjitetin e saj, te shkelur rende. Nga ana tjetër, vëzhguesit e huaj, te cilët e vlerësuan këtë aksion si një kryengritje kundër Stambollit, prisnin qe ajo te shtrihej edhe ne viset e tjera te Shqipërisë.

Porta e Larte ne fillim mendoi te ndërhynte duke ndërmarre një fushate ushtarake ndëshkimore kundër gjakovareve dhe Lidhjes Shqiptare. Për këtë, me 8 shtator u nisen nga Selaniku për ne Kosove forca te shumta ushtarake, te cilat, me urdhër nga Stambolli, u ndalen me pas një pjese ne Ferizaj dhe te tjerët ne Shkup. Qeveria e sulltanit arriti ne përfundimin se ne atë situate nuk mund te ndërmerrej asnjë mase ushtarake e ndesa ngarkuar pergjegjesine e gjakderdhjes disa personave te “pandërgjegjshëm”, kundër te cilëve deklaroi se do te merreshin masa ne kohen e duhur.

Një kryengritje ndëshkimore ndaj shqiptareve, nuk ishte ne interesin e Portës. Nje veprim i tille do te behej shkak për një kryengritje te përgjithshme ne Shqipëri, te cilën, siç dëshmojnë dokumentet bashkekohese, Stambolli nuk ishte ne gjendje ne atë kohe ta shtypte. Prandaj Porta e Larte e la ne heshtje përleshjen e Gjakovës, duke ue te armatosur kundër Stambollit ne këtë periudhe, kur rreziku i copëtimit territorial ndodhej ne momentin e tij me te mprehte, nuk qene te interesuara as qarqet atdhetare shqiptare. Megjithatë, ato mendonin se tani qe lëvizja kishte ecur mjaft përpara, ishin krijuar rrethana te favorshme për ta detyruar Portën e Larte qe te lëshonte pe ne lidhje me te drejtat autonomiste te Shqipërisë pa qene nevoja për një kryengritje te armatosur kundër saj. Kjo ceshtje u trajtua nga Komiteti i Stambollit gjate dhjetëditëshit te trete te muajit shtator 1878.

Pasi analizoi gjendjen e re politike, Komiteti i Stambollit, ne mbledhjen e fshehte qe zhvilloi nen kryesine e Abdyl Frasherit, vendosi ta ngrinte me force para Portës se Larte ceshtjen e formimit te Vilajetit Shqiptar. Vendimi i Komitetit u shpall botërisht si lajm, pa emër autori, me 27 shtator 1878, ne gazetën “Terxhuman-i Shark”, qe botohej nen drejtimin e Sami Frasherit ne kryeqytetin perandorak. Sipas këtyre lajmeve, Lidhja Shqiptare kishte hartuar një program prej 7 pikash. Ne piken e pare thuhej se sovraniteti i sulltanit do te ruhej ne Shqipëri dhe se asnjë pellembe toke shqiptare nuk duhej t’u jepej shteteve te tjera. Ne piken e dyte kërkohej krijimi i Vilajetit te Shqipërisë, domethënie bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare ne një njësi te vetme politiko-administrative. Pikat e tjera trajtonin prerogativat autonomiste dhe parimet kushtetore qe duhej te kishte ky vilajet. Te gjithë nepunesit do te ishin shqiptare. Ne administrate e ne shkolle do te përdorej gjuha shqipe. Osmanishtja do te përdorej vetëm ne korrespondencën me Portën e Larte. Vilajeti i Shqipërisë do te kishte gjithashtu ushtrinë e vet kombëtare. Shqipëria autonome do te qeverisej nga një regjim demokratik. Te gjithë banoret, pa marre parasysh dallimet fetare e shoqërore, do te kishin te drejta dhe detyra te barabarta. Vendi do te qeverisej nga organe pushtetore te zgjedhura demokratisht prej tyre. Çdo nahije (lokalitet), çdo kaza (rreth) dhe çdo sanxhak (prefekture) do te kishte këshillin e vet te zgjedhur periodikisht. Organi me i larte do te ishte Kuvendi i Madh i Vilajetit i zgjedhur nga këshillat e sanxhakëve, i veshur me pushtet legjislativ dhe ekzekutiv. Kuvendi i Madh do te zgjidhte qeverinë e vilajetit (Këshillin e Vilajetit). Qeveria do te pergatiste ligjet, do te studionte reformat, do te hartonte buxhetin dhe do te zgjidhte gjykatën e përgjithshme, te cilat do t’ia paraqiste për miratim Kuvendit te Madh. Vendimet e Këshillit te Vilajetit, thuhej ne këtë program, do te zbatoheshin nga te gjithë banoret e vilajetit. Ato do te ishin te detyrueshme edhe për qeverinë perandorake osmane. Pasi programi i ri u shpall botërisht, u ftuan te gjitha degët e Lidhjes se Prizrenit qe ta miratonin dhe te ngarkonin një delegacion te përberë nga personalitete shqiptare te njohura për t’ia paraqitur atë Portës se Larte. Ne shume krahina te vendit u hap një diskutim i zjarrte ndermjet aktivisteve atdhetare, qe e mbështeten programin e ri dhe qarqeve sulltaniste, te cilat u ngritën kundër përmbajtjes se tij. Me qellim qe te tërhiqnin ne anën e tyre perkrahesit e krahut te moderuar, ne mjaft krahina udhëheqësit u detyruan te bënin një lëshim, – te hiqnin dore nga pjesa e fundit e programit (nga parimet kushtetore qe duhej te kishte Vilajeti i Shqipërisë), rreth te cilave u përqendrua diskutimi me i rrepte.

Ne fillim programi u shtrua për diskutim ne degën e Lidhjes Shqiptare për Dibrën, me nismën e se cilës u mbajt ne Dibër, me 14 tetor, një kuvend i jashtëzakonshëm, ku morën pjese krerët e qytetit te Malesise dhe te Fushës se Dibrës, qe miratuan një rezolute, te hartuar mbi parimet e programit te Komitetit te Stambollit. Pasi protestohej kundër copëtimit te trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit dhe pasi flitej për rrezikun e asgjësimit te Shqipërisë nga shtetet fqinje, ne rezolute vihej ne dukje se për te larguar këtë rrezik është e domosdoshme qe te gjithë sanxhakët shqiptare te bashkohen ne një vilajet te vetëm autonom (Vilajeti i Shqipërisë). Vilajeti i Shqipërisë do te kishte kryeqytetin e vet, organet e tij ekzekutive e legjislative, nepunes shqiptare, arsimim ne gjuhen shqipe, buxhetin e tij etj. Rezoluta qe doli nga ky Kuvend do t’i nënshtrohej një diskutimi me te gjere ne një kuvend te posacem, ne te cilin do te merrnin pjese përfaqësuesit e te gjitha krahinave te sanxhakut. Kuvendi i posacem i Lidhjes u mblodh me 1 nëntor 1878 ne qytetin e Dibrës, me nismën e Komitetit te Lidhjes Shqiptare për te dyja Dibrat dhe veçanërisht te kryetarit te saj, Iljaz pashe Dibrës (Qoku). Ne Kuvend mori pjese si përfaqësues i Lidhjes Shqiptare per mbare Toskerine (vilajetin e Janinës) Abdyl Frasheri. Kuvendi miratoi një rezolute ne trajtën e nje memorandumi, te hartuar nga dora e Abdyl Frasherit.

Rezoluta e Kuvendit te Dibrës përmbante po ato kërkesa, qe shtroheshin ne programin e Komitetit te Stambollit dhe qe ishin përfshire ne rezolutën e mbledhjes se Dibrës te 14 tetorit 1878, te përmbledhura ne pese pika : formimi i Vilajetit te Shqipërisë, pajisja e tij me nepunes shqiptare, zhvillimi i arsimit ne gjuhen shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese te madhe te buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore. Nga programi i Komitetit te Stambollit nuk u përfshinë haptas ne rezolute vetëm parimet demokratike te strukturës shtetërore te Vilajetit te Shqipërisë. Vendin e tyre këtu e kishte zëne e drejta qe do te kishte Kuvendi i Madh për te zbatuar “reforma te dobishme për shtetin dhe për kombin”. Me ne fund ne rezolute thuhej se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda një muaji ne emër te te gjithë popullit shqiptar, Portës se Larte, me ane te një delegacioni te përberë nga personalitete te shquara te Shqipërisë. Anëtaret e delegacionit, para se te vinin ne Stamboll, duhej te merrnin pëlqimin, me mandat te shkruar, nga te gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptare. “Shqipëria, – thuhej ne fund te rezolutës, – do te rezistoje duke qene e lidhur dhe e bashkuar si një trup i vetëm, derisa te arrihet plotësimi i kërkesave te lartpërmendura”.

Sipas marrëveshjes qe u arrit ne Dibër, delegacioni qe do ta paraqiste dhe do ta mbronte rezolutën para Portës se Larte do te përbehej nga 14 veta, midis te cilëve ishin Iljaz pashe Dibra, Avdyl Frashëri Sheh Mustafa Tetova, Hasan pashe Prizreni, Mustafa pashe Vlora, Abedin bej Dino, Mehmet Ali Vrioni, Sabri Gjirokastra, Mihal Kristo, etj. Detyrën për te nxjerre mandatet, me te cilat miratohej nga përfaqësuesit e kazave e te sanxhakëve shqiptare rezoluta dhe mandatet e perberjes se delegacionit, e morën persiper Iljaz pashe Dibra për krahinat veriore dhe Abdyl Frasheri per krahinat jugore. Misionin e vet te vështire e te lodhshëm Abdyl Frasheri e kreu brenda një muaji. Pasi la Dibrën, ai u nis ne drejtim te Elbasanit, kaloi ne Berat, ne Fier e ne Vlore, pastaj ne Gjirokastër, ne Delvine e ne Filat dhe, pasi përshkoi camerine deri ne Prevezë, u kthye ne Janine. Qe këtej ai e njoftoi, me 2 dhjetor 1878, Iljaz pashe Dibrën për entuziazmin qe kishin shkaktuar kudo vendimet e Kuvendit te Dibrës dhe për gatishmerine e përfaqësuesve te popullit shqiptar për te nënshkruar mandatet e përfaqësimit. Ne veri mandatet e miratimit te rezolutës dhe te pjesëtareve te delegacionit Iljaz pashe Dibra i përfundoi aty nga mesi i janarit 1879.

Por delegacioni shqiptar e pezulloi nisjen për ne Stamboll, pasi ndërkohe lindi rreziku i aneksimit te pjesës jugore te Çamërisë nga Greqia. Ky rrezik i detyroi udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare qe te merreshin me mbrojtjen e kufijve jugore dhe ta linin për me vone paraqitjen e rezolutës se Kuvendit te Dibrës ne Portën e Larte. (Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …