Isë Boletini,
nga Londra në Beograd.
Kaluan udhë të gjatë
dhe shkuan te Vuçiqi
Ismail Qemali
Isa Boletini.
Arritën dy shqiptarët
n’stadium – n’Beograd
njeri me kobure
tjetri diplomat.
Por roja
Ishte shumë i prerë
armët, more zotërinjë
lini këtu në derë
Nuk mund të bindej Isa
nisi për të hy
e ndali Ismaili
ia bani me kry.
Dorzoi pushkë – allti
Edhe pëshërtinte
Por koburja tjetër
Pas brezi i rrinte
Ecën qetë e qetë
aty në Beograd
Isa me xhamadan
Ismaili diplomat.
Kryeministri Vuçiq
gjuhen duke dridhur
u thotë ca fjalë tallëse
me buzëqeshje të hidhur.
-Mirë se na erdhët
mysafir të mbarë
po kush ju çarmatosi
Ju trima shqiptarë.
Sytë e Ismailit
zjarr e flakë shkrepën
Isa Boletini
nxjerr koburen tjetër.
Brom aty perpara
te Vuçiqi pranë
zotëri,tha, Shqiptarin
kurrë se gjen pa armë”.
Kryeministrit
iu terruan sytë
Ismail Qemali
qeshi nën qerpikë.
Isa i tha Vuçiqit
Kishin ardhë për halle
për Shypninë e Madhe
n’ Evropën Azgane.
Për Shypninë e vjetër
dhe tokat shqiptare
që Evropa plakë
i kish lanë pas dore.
he tha Aleksandri (Vuçiq)
-Hajt ju lumtë kandari
-Se edhe unë o burra
-Jam gjak shqiptari.