Ilmi Veliu: Rrënjët shqiptare nuk janë aziatike as evropiane, por pellazgjike

Ilmi Veliu: Rrënjët shqiptare nuk janë aziatike as evropiane, por pellazgjike

(Reagim dhe përgjigje njëfarë shqiptarit jomysliman me emrin, Gjon Kekaj, për ofendimet që u benë shqiptarëve myslimanë)

I nderuari Gjon Keka, unë jam shqiptar mysliman, por nuk jam turk e as aziatik, ashtu si i quan ti shqiptarët myslimanë, sepse unë po edhe shqiptarët tjerë myslimanë flasim shqip dhe shqipja eshtë gjuha e të parëve tonë, e trashëguar nga Pellazgo-iliro-arbërit. Ti thua se jemi aziatikë, por ne shqiptarët myslimanë i kimi mbajtur dhe vazdojmë ti mbajmë tirçit e bardhë me gajtana te zinjë dhe kësulën (çeleshën-plisin) e bardhë pellazgo-iliro-arbërore.

  Ti mundohesh te tregosh diçka rreth rrënjëve shqiptare por nga shkrimi jot shihet se ti fare nuk ke njohuri rreth rrënjëve dhe origjinës shqiptare.

    Në shkrimin tend ka aqë shumë urrejtje ndaj shqiptarëve myslimanë sa që me laps e me gojë nuk mundet të përshkruhet. As serbët, grekët e malazezët, armiqtë shekullorë të shqiptarëve, nuk e kanë deklaruar aqë hapur albanofobinë dhe urrejtjen si që e ke treguar e prezentuar ti.  Sipas llogaritjes tënde,ku shqiptarët myslimanë i llogarit si turq e aziatikë, atëherë shqiptari katolik duhet të llogaritet si romak e Italian kurse shqiptari ortodoks të llogaritet sigrek, serb e rus. Pra ti i ndan dhe klasifikon shqiptarët sipas përkatësisë fetare dhe nuk qan kokën nese ata flasin shqip dhe vazhdojnë të mbajnë veshje kombëtare shqiptare dhe jo turke e aziatike.

Nuk di ne cilën kategori i ke renditur shqiptarët që vazhdojnë të jenë komunistë, ateistë, marksistë-leninistë, te rusët, kinezët, koreanët apo kubanezët. Sipas meje  edhe  ata vazhdojnë të jenë shqiptarë, sepse gjuha, kultura dhe tradita kombëtare janë ata që e përcaktojnë origjinën kombëtare dhe jo perkatësia fetare.

  Sikurse ti që paguhesh nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve për të përhapur urrejtjen ndër fetare e ndër shqiptare, ka edhe një lloj sekte aziatike e paguar nga rusët e serbët, e quajtur ,,Vehabi,, që eshtë përhapur edhe ndër shqiptarët e që kërkon që të krishterëve tu hiqet koka.

Ti mundohesh të flasësh për rrënjët shqiptare por nuk din se ku ti kërkosh ata. Rrënjët shqiptare  jënë  më të vjetra se Evropa e Azija. Rrënjët shqiptare rrjedhin nga Pellazgo-ilirët që ti për fat të keq nuk din se kush ishin Pellazgët-Ilirët-Arbërit dhe ne cilën kohë e territor kan jetuar ata.

Etnikumi ilir/yllir/ilirianë (d.m.th “janë prej yllit”) kanë qenë të parët në Evropë dhe Azinë e Vogël, prej Babilonisë e nëpër Afrikën Veriore; prej Azisë së Vogël e në tërë Evropën dhe Botën. Ti nuk ke ndegjuar për Luigi Luca Cavalli-Sforza, i cili e nxjerrë gjuhën shqipe 3500 vite përpara lindjes së të ashtuquajturës “gjuhë helene”. Me kohën, kan dalur dhe vazhdojnë të dalin  mjaft vepra të reja shkencore, të cilat do ta dërgojnë historinë e lashtë antike dhe filozofinë historike në drejtim dhe dobi të shqiptarëve dhe Historisë së tyre. Njëra nga ata është fakti se Shqiponja dhe plisi i bardhë që edhe sot i përdorin shqiptarët myslimanë, janë shenja të vetë origjinës së kombit të madh e të lashtë botëror të shqiptaro-iliro-pellazgëve.

Ja harta që na tregon se ku linden dhe deri ku shtriheshin iliro-pellazgët në lashtësi

Në fotografinë majtas eshtë skulptura e lashtë antike iliro-pellazge me kësulën e bardhë shqiptare dhe në anën e majtë janë shqiptarët myslimanë, me kësulat dhe veshjet shqiptaro-iliro-pellazge. Gjon Kekaj i ka shpallur shqiptarët myslimanë turq e azijatikë por këta farë shqiptarësh nuk kan vendosur në kokë fesin turk e as shallvaret turke, afrikano-aziatike por vetëm veshjet e lashta shqiptaro-iliro-pellazge.

I nderuar Gjon Keka, te fotografia lartë, në mes jam unë, shqiptari mysliman, bashkë me antarët tjerë, poashtu shqiptarë myslimanë të trupës së teatrit ,,Uscana,, në dramën ,,Amaneti,,. Ne jimi shqiptarë myslimanë dhe ti na quan turkoshakë e aziatikë, kurse ne, si që na sheh në foto, jemi të veshur me veshjen tonë të lashtë iliro-shqiptare dhe flasim gjuhën tonë të lashtë iliro-pellazgo-shqipe. Fotografia poshtë djathtas prezenton shqiptarin me të dy simbolet e lashta iliro-pellazge e që janë, shqiponja dhe çelesha e bardhë shqiptare. Në të majtë eshtë guri i varrit të një shqiptari mysliman i cili ne majë ka të gëdhendur kësulën shqiptare, që argumenton se shqiptari mysliman ka dshur qe edhe te varri ta prezentoi kësula e bardhë shqiptare dhe jo fesi i kuq turk e aziatik,si që shkruan ti ne artikullin tend.

Fotografitë lartë tregojnë dy skulptura të lashta me kapuçin (plisin) dardano-kosovar. Te fotografia poshtë eshtë Hazem Bejta me gruan e tij  Shote Galica,poashtu me kesula dardano-kosovare dhe veshje shqiptare. Të dy heronjtë kan emra myslimanë por ata gjatë gjithë jetës së tyre luftuan për shqiptarët dhe Shqipërinë. Gjon Keka shkruan se shqiptarët myslimanë janë turq dhe aziatikë por këta dy figura të shquara shqiptare qe kan mbajtur emra myslimanësh nuk kan ne kokën e tyre fesin turk e as shallvaret turke dhe nuk luftuan për Turqi, Arabi e Avganistan, por për Shqipëri.

Gjon Kekaj i cili në artikullin e tij ofendues shkruan se shqiptarët myslimanë që përbëjnë 90 % të popullatës shqiptare i quan turkoshakë e aziatikë, i ofendon të gjitha figurat historike shqiptare si Ismail Qemali, Bajram Curri,Isa Boletini,Hasan Prishtina,Idriz Seferi,Hazem Bejta, Mic Sokoli,etj. Sipas mendjes së sëmurë të Gjon Kekajt edhe heroin Adem Jashari do te duhet ta shpallim turk e aziatik sepse ka qenë shqiptar mysliman.

Janë fotografitë e skulpturave të lashta iliro pellazgjike dhe veshjet që kan veshur gratë e asjë kohe, te njejtat veshje qe iliro-pellazgët i kan mbajtura para mijëra vitesh. Dhe të thuash se kjo nuse duket si turke apo aziatike eshtë çmenduri e Gjon Kekajt. Ja edhe pllaka e gurit të varrit që prezenton nusen shqiptare që ka nderruar jetë shumë e re dhe rruzat për ybukurim që i ka mbajtur në kokë janë gëdhendur te pllaka e varrit .

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …