Labinot Maliqi

Imami, Labinot Maliqi ka kërkuar që kryeqendrat të ndriçohen edhe për festën e Bajramit, sikurse për Krishtlindjet

Imami, Labinot Maliqi, ka bërë një kërkesë publike te kryetarët e komunave që kryeqendrat të ndriçohen edhe për festën e Bajramit, sikurse po bëhet për ato të fundvitit. Këtë kërkesë imami Labinot Maliqi e bëri përmes një reagimi  duke besuar që realizimi i së njëjtës nuk do të dëmtonte laicitetin e shtetit. Meqë ndriçimi i kryeqytetit për festat fetare të fundvitit nuk po e dëmtuaka laicitetin e shtetit, kërkoj nga kryetarët e komunave që edhe për festat tona, siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami – të ndriçohen kryeqendrat tona çdo vit”, shkruan ai. Imami Labinot Maliqi është hoxhë  i popullarizuar për reagimet e tij të shumta, por dhe se iu mbante ligjërata dhe lutje refugjatëve afganë në kampin, Bondstil. Kujtojmë që dekorimi i qyteteve bëhet që para Krishtlindjes katolike dhe ndriçimi e zbukurimet  qëndrojnë deri pas krishtlindjes  ortodokse, deri më 10 janar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …