Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, sot vizitoi realizimin e punimeve në varrezat e martirëve të fshatit Pastasellë, Komuna e Rahovecit, në kuadër të përfundimit të punimeve emergjente të realizuara për vitin 2024 dhe 2025. Qëllimi i vizitës zyrtare të drejtorit Hakaj ishte vizita e punëve të AMMKM-së të realizuara në Kompleks dhe planifikimi i përbashkët me stafin dhe me kryetarin Krasniqi për finalizimin e projektit në përgjithësi duke planifikuar për fazën e dytë për rehabilitimin e varreve të gjithë martirëve për këtë Kompleks.
Në këtë Kompleks Memorial u mirëprit drejtori dhe stafi nga z. Afrim Krasniqi, si kryetar i fshatit Pastasellë, ku në emër të fshatit dhe të familjareve të rënëve martirë për lirin e Kosovës, drejtori Hakaj dhe stafi i Agjencisë u falënderuar nga Kryetari Krasniqi për investimin e domosdoshëm dhe për prezencën e tij në terën si drejtues në përcjellje të punimeve si të shumë pritura në këtë përvjetor të 26-të në kujtim dhe nderim të përjetshëm të martirëve të fshatrave të Komunës së Rahovecit këtu në Pastasellë.
Angazhimi i AMMKM-së theksoj drejtori Hakaj se do të jetë me i shtuar për vitin 2025, me qëllim promovimin e kaluarës së lavdishme të historisë së Kosovës, përmes ndërtimit të memorialeve në gjithë vendin dhe prezantimin e vlerave të luftës, sakrificës së Popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi.
Memorizimi dhe promovimi i historisë sonë të lavdishme është në Planifikim vjetor për vitin 2025 dhe do të mbetet një angazhim i përbashkët i AMMKM-së dhe MKRS-së, si përgjegjëse për promovimin dhe prezantimin e kësaj historie.
Lavdi e përjetshme Martirëve në Pastasellë, Dëshmorëve të Rahovecit dhe të Kombit Shqiptar, viktimave civile në Rahovec dhe në gjithë Kosovën.