leoni

Importet e Kosovës rreth 6 miliardë euro për vitin 2024

Të shtunë në Ferizaj në ditëndjen e 24-të me radhë të PLUS MARKET, qendra e vetme në Kosovë që bojkoton produkte serbe, u bë promovimi i prodhimeve vendore në aktivitetin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2024” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në fjalën e tij tha se Kosova po vuan nga importi i produkteve të huaja dhe si pasoj e saj, viti 2024 po mbyllet me 6 miliardë euro importe të produkteve nga vendet e ndryshëme nga gjithë globi. Qeveria sipas tij është pa strategji si të fuqizon prodhuesin vendor, ka thënë  Shahini.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas 9 shkurtit do të avancojnë një paketë të plotë masash që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për bizneset.

“Para sipërmarrësve vendorë, në ambientet e Plus Market Group, një ndër marketet që u jep prioritet produkteve vendore, fola për masat që do t’i ndërmarrim pas 9 shkurtit. Ashtu siç kam qenë pranë tyre gjatë udhëheqjes së qeverisë, ky sektor vital i shtetit përmes politikave tona do të gëzojë mbështetje konkrete dhe të qëndrueshme. Pas 9 shkurtit, do të avancojmë një paketë të plotë masash që synojnë lehtësimin e barrës fiskale për bizneset, nxitjen e investimeve në teknologji dhe inovacion, si dhe promovimin e eksportit të produkteve vendore.”

“Në këtë ceremoni ku u promovuan prodhimet vendore me përkrahje të Aleancës Kosovare të Bizneseve, frymëzuese të shohësh se, përkundër sfidave të shumta që po hasin nga kjo qeveri, bizneset tona vendore po mbijetojnë dhe po rriten çdo ditë!” – ka thënë në postimin e tij i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” zunë vendin e parë në futsall në Garat Republikane

Shkollarët e shkollës “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj zunë vendin e parë në futsall në Garat …