Nga të dhënat e Doganave të Kosovës mësohet se këtë vit, importi nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka rënë nga 530 milion në 6 milion. Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka deklaruar se ky dallim i madh ka ardhur nga masat mbrojtëse të aplikuar ndaj këtyre dy shteteve ndërkohë që eksporti i vendit tonë është rritur dukshëm me Shqipërinë ndërsa Gjermania kryeson në listën e eksporteve në drejtim të Kosovës e pasuar nga Turqia dhe Kina. Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka bërë të ditur gjithashtu se ndonëse ka rënie të jashtëzakonshme të importit të mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo nuk ka ndikuar negativisht në arkëtimin e mjeteve nga dogana dhe këtë vit ka rritje prej 4 % të të hyrave doganore krahasuar me vitin 2018. Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha ka thënë gjithashtu se shumë kompani kosovare të nivelit të vogël dhe të mesëm kanë filluar të eksportojnë produkte këtë vit në vendet e BE-së. Ka kompani që ka pasur eksport në vlerë 1 milion euro në tregun e BE-së dhe ky është një tregues pozitiv që dëshmon se kompanitë e Kosovës po depërtojnë me prodhime të tyre suksesshëm në tregun evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …