Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Imri Ahmeti: Çdo variant i marrëveshjeve për zgjedhjet është i pranueshëm, vetëm Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,  kryetar i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, deklaroi se çdo variant marrëveshjesh paraprake  do të ishte i pranueshëm përveçse Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Ne po punojmë dhe mendojmë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje. Natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Imri Ahmeti. shtoi se LDK-ja  synon të dalë e para në zgjedhje dhe ka vërejtur një rritje  graduale. Unë besoj që në vazhdimësi po e shohim një trend të rritjes graduale dhe kjo për ne do të thotë se duhet të vazhdojmë punën edhe më tej e më të organizuar në këtë  drejtim, ka nënvizuar  sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,  kryetar i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …