Imri Ahmeti kandidat i LDK-së për kryetar të Lypjanit kundërshtorn linçimin që po u bëhet qytetarëve në pikëpamje politike

Imri Ahmeti kandidat i LDK-së për kryetar të Lypjanit kundërshtorn linçimin që po u bëhet qytetarëve në pikëpamje politike

Imri Ahmeti nga LDK-ja  i cili ka udhëhequr komunën e Lipjanit dhe kandidon  edhe një mandat tjetër, ka theksuar se qytetarët e Lipjanit nuk mund të  linçohen, as blihen. “Kjo garë nuk është garë për shpifje, trillime dhe linçime. Linçimi që po u bëhet lipjanasve, se  kushdo që mendon ndryshe nga ti, do të jetë tradhtar, i shitur,  është i pa papranueshëm. Ai e quan të tmerrshme mënyrë e të menduarit të tillë të  presionit që iu bëhet qytetarëve të Lipjanit, kur ju thuhet hapur:  “Ju që shkoni me Imriun  jeni tradhtarë”, ka thënë kryetari i Lypjanit, Imri  Ahmeti në debatin e organizuar në RTV Dukagjini.

Kandidati i PDK-së për Lipjan, Ismet Hajrullahu, ka premtuaur se nëse zgjedhet kryetar i komunës, punonjësit e bizneseve të reja do të përfitojnë nga 100 euro. Puna e  parë që mund të bëjmë si mbështetje për bizneset e reja është që punëtorëve t’u ofrojmë një pagë prej 100 euro, tha Hajrullahu.

Fitim Selimi, kandidat i AAK-së për kryetar të Lypjanit, gjatë debatit në  RTV-Dukagjini  ka premtuar përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçmas të kujdesit shëndetësor për popullatën, ambientit të pastër dhe bashkërëndimit të aktiviteteve zhvillimore komunë-Qeveri. Ai ka folur për  një varg lëshimesh e dobësish të qeverisjes, duke paraqitur vizionin e tij për tejkalimin e gjendjes.

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Lypjanit, Heset Sahiti, gjatë debatit televiziv ka evidentuar arsimin, shëndetësinë, ambientin, përkrahjen e bizneseve  dhe bujqësisë si pritoritete të programit të tij për zhvillimin e komunës, në rast se i fiton zgjedhjet më 22 tetor.

Selatin Ratkoceri kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Lypjanit ka kritikuar qeverisjen vendore aktuale duke ilustruar me foto rrugë të parregulluara, deponitë e mbeturinave dështimet, qentë endacakë në qytet e të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …