Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kryetar i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Gumnasellë, Rubofc dhe Kojskë, ku ka marrë mbështetje të gjerë për partinë e tij. Ahmeti ka theksuar se këto takime reflektojnë rikthimin e fuqishëm të LDK-së në skenën politike të Kosovës. Në Gumnasellë dhe Rubofc e Kojskë – dëshmi tjetër e përkrahjes masovike për LDK-në. LDK-ja po kthehet aty ku e ka vendin!” ka shkruar ai, duke shtuar se ky është momenti për qytetarët që të bëhen shtylla e ndryshimit që ka nisur. Ahmeti dhe LDK-ja vijojnë fushatën elektorale me synimin për të forcuar pozitën e partisë në zgjedhjet e ardhshme, duke u bazuar në platformën e tyre për zhvillim dhe stabilitet politik.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …