Inagurohet Bulevardi i ri i Tiranës

Inagurohet Bulevardi i ri i Tiranës

Një pjesë e bulevardit të ri të Tiranës është inauguruar të martën ku janë rreth 400 metra të përfunduara të këtij bulevardi, që do të jetë i qasshëm për qytetarët. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë, politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi, që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk bëhen dot. “Besoj se ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlen. Të gjithë ata që mendojnë se nuk ia vlejnë të votosh sepse në fund fare janë të gjithë njësoj. Meritat për këtë vepër fantastike i takojnë padyshim kryetarit te Bashkse Tirane Erion Veliaj dhe ekipit të tij”. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kanë nevojë për mbështetje qytetare edhe në dy vitet që do vijnë, edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojë dhe të mos përsëritet historia e bllokimeve. “Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur. Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2”, tha Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …