Inaugurohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramovik

Është përuruar impianti për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit, impiant ky që u financua nga Projekti i GEF “Mundësimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Pellgun e Zgjeruar të Lumit Drin”, implementuar nga UNDP në bashkëpunim me GWP-Med dhe UNECE  dhe Komunën e Rahovecit. Në ceremoninë e këtij inaugurimin të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, përfaqësuesja e UNDP-së Ulrika Richardson, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, Riza Hajdari-Koordinator i projektit, përfaqësuesi i fshatit Jemin Thaqi si dhe banorë të këtij fshati. Gjatë inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, u tha që ky projekt është i pari i këtij lloj si projekt pilot, dhe është i një rëndësie të veçantë që ndikon në përmasimin e mjedisit si dhe ngritjes së cilësisë së ujit të Lumit Drin. Ndër të tjera Kryetari Latifi i falënderoj për bashkëpunim të gjithë dhe urojë që të vazhdohet edhe më tutje me projekte të tilla që janë me rëndësi strategjike jo vetëm për ne, por për të gjithë komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …