Inaugurohet në Marec memoriali kushtuar 15 dëshmorëve e martirëve të familjes Pacolli

Inaugurohet në Marec memoriali kushtuar 15 dëshmorëve e martirëve të familjes Pacolli

Sot në vendin e quajtur, “Kodra e Gërbeshit” në Marec, është bërë inaugurimi i Memorialit kushtuar 15 dëshmorëve e martirëve të familjes Pacolli, në vendin e rënies së heroit të kombit, Shaip Jahir Pacolli. Në këtë memorial janë skalitur emrat e dëshmorëve: Shaip J. Pacolli dhe Baki S. Pacolli si dhe martirëve: Ibrahim XH. Pacolli, Nezir M. Pacolli, Nazmi Q Pacolli, Enver A. Pacolli, Osman A. Pacolli, Hasan N. Pacolli, Enver D. Pacolli, Fatmir A. Pacolli, Muharrem A. Pacolli, Januz H. Pacolli, Hava A. Pacolli, Mejdi Xh. Pacolli dhe Halime Rr. Pacolli.

Në fjalën hyrëse nënkryetari i komunës së Prishtinës z, Selim Pacolli tha se ndihet i nderuar se është banor i këtij fshati që i dha shumë luftës për liri, ai ndër të tjera theksoi se nuk duhet të ndalemi së realizuari vepra të tilla në të gjitha vendet e rënies së dëshmorëve.

Komandanti i Brigadës 153 të ZOLL të UÇK-së Fatmir Sopi kujtoi heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve clirimtarë të cilët nuk kursyen as jetën siq ishte Shaip Pacolli me dëshmorët e tjerë deri tek ardhja e lirisë. Ai tha se askush nuk duhet të prek Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ngase ajo ishte dhe është e shenjtë. Ahmet Isufi, komandant i Zonës Operative të Karadakut shpalosi para të pranishmëve rëndësinë strategjike të UÇK-së në këto anë. Trimat e kësaj ane luftuan me një heroizëm të pa shoq. Luftëtari i Lirisë Selami Neziri ndër të tjera kujtoi momentin e luftimeve të ditës kur u përjetësua Shaip Pacolli, trimi i lavdishëm i kësaj ane.

Zëvendës-ministri i FSK-së, zëvendës komandant gjatë luftës z, Shemsi Syla tha se luftëtarët tanë ishin të vetëdijshëm për rrugën me plotë mund e sakrifica por ideali i tyre ishte mbi të gjitha. Ata luftuan me guxim e trimëri deri sa e çliruan vendin nga okupatori. Naser Pacolli, djali i dëshmorit të Kombit Shaip Pacolli, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, falënderoi AMKMK-në, për realizimin e memorialit me drejtorin, Bislim Zogaj. Në këtë aktivitet u ndanë mirënjohje për themeluesit dhe eproret e UCK-së,, për bashkëluftëtarët etj. Në pjesën kulturore me një këngë për dëshmorët e kësaj ane u paraqit këngëtari Sabri Haxholli, dhe një monolog e prezantoi,  aktori i mirënjohur,  Avdi Gërvalla.

Inaugurohet në Marec memoriali kushtuar 15 dëshmorëve e martirëve të familjes Pacolli

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …