leoni

Inaugurohet rruga unazore “17 Shkurti” në Skenderaj

Komuna e Skenderajt me rastin e Ditës së Çlirimit ka inauguruar rrugën unazore “17 Shkurti”, projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Skenderajt. Në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe udhëheqës të tjerë institucionalë. Pas prerjes së shiritit inaugurues të rrugës “17 Shkurti”, kryetari Vesli dhe nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura të shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale e qendrore, kanë bërë një shëtitje në këtë rrugë, për të shijuar bukurinë e saj. Më këtë rast  Veseli i ka uruar qytetarët e Skenderajt për këtë projekt, duke theksuar se qyteti i Skenderajt po zhvillohet hovshëm dhe në mënyrën e duhur. Ai e ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për punën që po bënë në ndërtimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve, me këtë rast ua ka uruar qytetarëve të Skenderajt edhe Ditën e Çlirimit. Ndërsa nënkryetari Nura ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti është krijimi i mundësisë që Skenderaj të zgjerohet, duke ofruar hapësirë për zhvillim në të gjitha fushat. Nura ka theksuar se edhe këtë vit Skenderaj e shënon Ditën e Çlirimit në mungesë të Kryetarit të Komunës Sami Lushtaku, duke shpresuar që institucionet e drejtësisë shumë shpejt ta korrigjojnë gabimin e bërë dhe zoti Lushtaku të lirohet pas një mungese të gjatë në krye të Komunës së Skenderajt. Rruga “17 Shkurti” është projekt i realizuar me standarde të larta të ndërtimit bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe shtrihet në pjesën qëndrore të qytetit të Skenderajt.  Ajo është arterja kryesore e qytetit dhe lidh rrugët “Ilaz Kodra” e “Sala e Hamit Jashari”, duke i dhënë qytetit mundësinë e zhvillimit dhje lehtësimit të qarkullimit, më qëllim të zgjerimit të sheshit “Adem Jashari” në të ardhmen e afërt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …