Inaugurohet Sheshi Erhard Busek

Sot në qendrën e qytetit të Prishtinës, kryetari Përparim Rama i shoqëruar nga ambasadori austriak në Kosovë, z. George Schnetzer inaguruan Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Rama ka shkruar:

Sot, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. George Schnetzer inaguruam Sheshin Erhard Busek, pranë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Ky vendim u miratua unanimish nga Kuvendin Komunal, duke treguar vlerësimin e përbashkët për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Emërtimi i këtij sheshi është një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e palodhur të Erhard Busek në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm diplomatik në rajon.

Ai ishte një mik i madh i vendit tonë dhe një zë i fuqishëm për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkan.

Me këtë shesh, ne jo vetëm që nderojmë trashëgiminë e tij, por edhe forcojmë lidhjet mes dy shteteve tona, duke ruajtur kujtimin e një miku të madh të Kosovës, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe një shkollë e re në Kryeqytet!

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Jehona Lushaku Sadriu përmes llogarisë saj në facebook …