Indeksi Global i Paqes: Pandemia nga koronavirusi mund të pasohet me konflikte të reja anekënd botës

Ekspertët e Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) kanë tërhequr vërejtjen se pandemia nga koronavirusi mund të sjell konflikte të reja si dhe t’i bëjë me pasoja më të mëdha konfliktet ekzistuese. Sipas studimit të këtij instituti me seli në Sidnej të Australisë, si pasojë e pandemisë Corona dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten për shkak se priten të zvogëlohen ndihmat për zhvillimin dhe misionet paqeruajtëse të OKB. Përveç kësaj, vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara. Në raportin e “Indeksit Global të Paqes”  më tutje thuhet se ekziston gjithashtu mundësia e shfaqjes së një efekt pozitiv të krizës së Coronës: ndërhyrjet dhe luftërat në vende të tjera mund të jenë në të ardhmen më të vështira për t’u financuar dhe kjo mund të bëjë që të bije intensiteti i luftimeve, për shembull angazhimi i Arabisë Saudite në Jemen ose e Rusisë në Siri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …