ASH: Për mospranimin e Kosovës në ENTSO, përgjegjëse është edhe Bashkimi Demokrarik për Integrim

INDEP dhe BGF: Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF) shprehin shqetësim me situatën e rënduar energjetike në vend. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së politikave të mirëfillta në vend për një kohë të gjatë që e kanë lënë Kosovën të varur nga dy termocentrale prej qymyri, të papërgatitur për kriza të tilla dhe pa një shteg të qartë nga e ardhmja. Është jashtëzakonisht e padrejtë që nga kjo situatë të dëmtohet konsumatori me paralajmërime për shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike apo t’i bëhet thirrje që të mos ngrohet në muajt e ftohtë të vitit. Nevojiten veprime urgjente para fjalëve dhe deklarimeve dhe dorë e ndihmës së shtetit para gjuhës fajësuese ndaj qytetarëve!
Kriza e çmimeve të importit të energjisë dhe rëniet e papritura të blloqeve të termocentraleve ekzistuese po shpërfaqin problemet e kahmotshme të sistemit energjetik në vend. Kosova po lëngon nga mungesa e investimeve që do të diversifikonin prodhimin dhe miksin energjetik, e cila do të mundësonte ofertën e brendshme më të lirë dhe të përballueshme për qytetarët. Për së paku katër vitet e fundit kemi berë thirrje që të reformohet skema mbështetëse për burime të ripërtëritshme të energjisë dhe të investohet në programe konkrete të efiçiencës së energjisë. Mos miratimi i Ligjit për Burime të Ripërtritshme sivjet dhe mos shpallja e ankandeve të para për investime në BRE, kanë bërë që ne ende të varemi me mbi 90% nga prodhimi i energjisë nga qymyri.

Të bashkangjitur në email, e gjeni komunikatën e plotë.
Gjithashtu, vegëza e reagimit të postuar në rrjetin tonë social, Facebook, është kjo.
Për pyetje shtesë, shkruani në: [email protected], ose telefononi në 038 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …