INDEP, publikisht ka reagur sot duke shprehur shqetësimin e thellë për vonesat e shtyerjet e vazhdueshme në procesin e ankandit të parë solar, në Kosovë

INDEP, publikisht ka reagur sot duke shprehur shqetësimin e thellë për vonesat e shtyerjet e vazhdueshme në procesin e ankandit të parë solar, në Kosovë

INDEP, publikisht ka reagur sot duke shprehur shqetësimin e thellë për vonesat dhe shtyerjet e vazhdueshme në procesin e ankandit të parë solar në Republikën e Kosovës. Shtyrja e afateve kohore dëmton besueshmërinë e procesit dhe dërgon sinjale negative tek investitorët potencial dhe ofertuesit.

Marrë parasyesh që Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në fushën e energjisë së ripërtëritshme, është
thelbësore që të tërheqim investitorë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për të shfrytëzuar këtë potencial. Vonesat e njëpasnjëshme vetëm sa e ngadalësojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të sigurt të energjisë. Ky proces kërkon një qasje transparente dhe respektim të përpiktë të afateve kohore.

Andaj, INDEP u bën thirrje institucioneve kompetente të marrin masa konkrete për të përmirësuar këtë situatë dhe për të siguruar një shtrirje të shpejtë të energjisë së diellit në vendin tonë, për një tranzicion të drejtë të energjisë.

Reagimin e plotë, e gjeni të bashkangjitur në email.

E-mail: [email protected]

Web: www.indep.info

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …