Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikon punimin e radhës në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Ngritja e çmimeve të energjisë – masat për zbutjen e krizës energjetike’. Punimi analizon situatën me krizën energjetike dhe situatën në të cilën Kosova gjendet krahas kësaj krize. Kjo analizë ka studiuar dhe krahasuar masat adekuate që Republika e Kosovës duhet të ndërmarrë, në mënyrë që të lehtësojë vështirësitë që kriza energjetike mund të sjellë në muajt në vijim. Punimi ka analizuar shkaqet që sollën krizën energjetike dhe mangësitë e masave të ndërmarra. Rekomandimet dhe masat që duhen ndërmarrë, së bashku me një analizë të detajuar të secilës masë, janë integruar në këtë punim. Heqja e TVSH-së për panelet solare dhe peletin, subvencionimi i masave të efiçiencës së energjisë dhe pompave termike, alokimi i fondeve shtesë për FKEE-në, taksë shtesë ndaj pajisjeve joefiçiente, fushata vetëdijësuese, investimet në rrjet dhe shumë rekomandime të tjera afatshkurte, krahas atyre afatmesme dhe afatgjate janë paraqitur në këtë punim.
Punimi i plotë: https://indep.info/wp-content/uploads/2022/07/INDEP_Ngritja-e-cmimeve-te-energjise-%E2%80%93-masat-per-zbutjen-e-krizes_ALB-1.pdf