Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka vizituar fabrikën e mobileve “Te Naseri”, në Suharekë. Pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveç që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, (NVM-ve), sepse besojmë që mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë e vendit tonë, ka thënë me këtë rast ministri Shala.