Infektologu, Izet Sadiku i cili deri para tri jave ishte në pozita e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Klinikës Infektive tashmë ka dhënë dorëheqje. Sadiku ka deklaruar se ka tri javë që ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Ai sqaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektivës kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor. “Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, ka deklaruar ai. Sadiku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …