Infermierët, mamitë dhe profesionet tjera shëndetësore kanë kërkuar nga kryetari Thaçi, që të mos e nënshkruajë Ligjin për pagat, por atë ta kthejë në Kuvend. Në një letër dërguar të parit të shtetit, infermierët, mamitë dhe profesionet tjera shëndetësore, në kërkesën e tyre shkruajnë që të mos nënshkruhet ky ligj, ata kanë thënë se nga ky ligj këto profesione janë kategoria që kanë koeficientin më të ulë 2.2. Kryetarit i është kërkuar edhe nga shërbyesit civil dhe kirurgët të mos e nënshkruaj këtë ligj. Kurse Thaçi ka thënë se janë në shqyrtim të këtij ligji, pasi zyra e tij ka marrë shumë ankesa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …